Me shtame të reja shumë ngjitëse të koronavirusit të ri që po përhapet tani në botë, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë publikun se tani është më e rëndësishme se kurrë të ndiqni udhëzimet themelore shëndetësore të tilla si larja e duarve, mbajtja e maskës dhe distancimi shoqëror.
Kjo gjithashtu përfshin izolimin nëse e dini se jeni ekspozuar ose nëse mendoni se jeni të infektuar shkruan Best Life.
Por duke parë që më shumë se gjysma e rasteve të Covid-19, përhapen nga pacientë asimptomatik, mund të jetë e vështirë të dihet transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, studimi i ri ka treguar se ekziston një mënyrë e besueshme për të kuptuar nëse keni Covid edhe para se të shfaqni simptoma pa ngritur as gishtin dhe kjo është përdormi i një orë inteligjente (smartwatch).
Në një studim të fundit, në New York janë analizuar të dhënat nga Apple Watches – orë intelegjente të përdorur nga 297 punonjës të kujdesit shëndetësor.
Aftësia e teknologjisë së veshur për të monitoruar ndryshimet e qëndrueshme në rrjedhën e gjakut të dikujt dhe rrahjet e zemrës me kalimin e kohës mund të tregojë shenja paralajmëruese të inflamacionit – një tregues i Covid-19.
Gati 300 pjesëmarrësve në studim iu kërkua të vinin Apple Watches me kohë të plotë dhe të instalonin një aplikacion që kërkonte posaçërisht për ndryshime në rrahjet e tyre të zemrës.
Studiuesit analizuan një metrikë të quajtur ndryshueshmëri të rrahjeve të zemrës, e cila është ndryshimi në kohë midis secilës rrahje zemre.
Është gjithashtu një mënyrë për të matur se sa mirë funksionon sistemi imunitar i një personi.
“Ne tashmë e dinim që shënuesit (biomarkerët) e ndryshueshmërisë së rrahjeve të zemrës – ndryshojnë ndërsa inflamacioni zhvillohet në trup dhe Covid është një ngjarje tepër inflamatore”, tha për MoneyWatch të CBS News, Dr. Rob Hirten.
“Kjo na lejon të parashikojmë që njerëzit janë të infektuar para se ta dinë atë”.
Rezultatet treguan se më shumë se dy të tretat e subjekteve të cilët përfundimisht rezultuan pozitivë për koronavirus u njoftuan saktë për faktin se ishin infektuar mesatarisht shtatë ditë para se të raportohej ndonjë simptomë. /Gazeta Shneta/