Sipas një botimi të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mësimi virtual mund të paraqes shumë rreziqe për shëndetin mendor të fëmijëve dhe prindërve sesa të mësuarit fizikisht (face-to-face; në praninë e një instruktorit apo mësimdhënësit).
Studiuesit shikuan sondazhet e prindërve, fëmijët e të cilët ndoqën mësimet online si pasojë e pandemisë, nga tetori dhe nëntori i vitit 2020 shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Pjesëmarrës ishin 1,290 prindër të fëmijëve të moshës 5-12 vjeç.
Pothuajse 25% e prindërve raportuan përkeqësim të shëndetit mendor dhe emocional të fëmijëve të tyre, krahasuar me 16% të prindërve, fëmijët e të cilëve ndoqën mësimet fizikisht (face-to-face).
Prindërit, gjithashtu shtuan se fëmijët e tyre ishin më pak aktivë dhe kalonin më pak kohë jashtë me miqtë e tyre.
“Unë as që mund të filloj të mendoj nëse do punoja gjatë kësaj kohe”, tha Kokinos, nënë e dy vajzave.”Ka qenë më të vërtetë një punë me kohë të plotë, vetëm për t’u siguruar që nevojat e tyre plotësohen nga pikëpamja akademike, por më konkretisht nga pikëpamja emocionale dhe e mirëqenies.”, tha ajo./GazetaShneta/