Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë të dini për kancerin e gjirit gjatë shtatzënisë, prevalenca e rasteve të dukurisë

Këshilla për shtatzëna 07/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit gjatë shtatzënisë është relativisht i rrallë. Rreth 1 në çdo 3,000 gra që janë shtatzënë zhvillojnë kancer të gjirit, por është lloji më i zakonshëm i kancerit që gjendet gjatë shtatëzënësisë.

Këto statistika vijnë nga Instituti Kombëtar i Kancerit, përcjell Gazeta Shneta.

Gratë shtatzënë do të përjetojnë ndryshime në gjinjtë e tyre si ënjtje dhe ndjeshmëri, të cilat mund të rezultojnë në gunga. Ndërsa shumë gunga që zhvillohen gjatë shtatëzënësisë nuk janë kancerogjene, një grua që zbulon ndonjë gungë të pazakontë duhet kontrolluar nga një profesionist shëndetësor, shkruan Medical News Today.

A është i sigurt trajtimi i kancerit të gjirit gjatë shtatzënisë?

Gratë me kancer të gjirit që janë shtatzënë mund t’i nënshtrohen trajtimeve të caktuara në mënyrë të sigurt, megjithëse disa mbartin një rrezik më të lartë për një foshnjë të palindur.

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Rrjeti Kombëtar Gjithëpërfshirës i Kancerit (NCCN), ofron udhëzime për trajtimin e sigurt për nënën dhe foshnjën, në përputhje me zhvillimin e shtatzënisë.

Tremujori i parë

Ekspertët rekomandojnë një mastektomi me biopsi të nyjeve limfatike, sipas udhëzimeve të NCCN.

Mastektomia është heqja kirurgjikale e indit të gjirit nga njëri gji. Testimi i nyjeve limfatike në sqetull mund të tregojë nëse kanceri është përhapur nga zona e gjirit.

Poashtu, ekspertët rekomandojnë një mastektomi, më shumë sesa një lumpektomi me rrezatim, sepse rrezatimi nuk është i sigurt për fetusin. Një lumpektomi është heqja kirurgjikale e indeve kanceroze ose anormale nga gjiri.

Kimioterapia nuk është e sigurt për fetusin gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Tremujori i dytë

Nëse mjekët diagnostikojnë kancerin e gjirit gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë së një gruaje udhëzimet e NCCN rekomandojnë ose një mastektomi ose lumpektomi, me biopsi të një nyje limfatike nga sqetulla.

Mjekët gjithashtu mund të fillojnë kimioterapinë para operacionit. Nëse mjeku dhe pacientja bien dakord për një lumpektomi, atëherë pacientja shtatzënë duhet të marrë terapi rrezatimi dhe ndoshta terapi hormonale në fund të shtatzënisë.

Tremujori i tretë

Udhëzimet e NCCN, rekomandojnë që nëse një mjek diagnostikon një grua me kancer të gjirit gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, ata duhet t’i nënshtrohen ose një mastektomie ose lumpektomie, me biopsi të nyjeve limfatike.

Një grua shtatzënë mund të marrë kimioterapi gjatë këtij tremujori, por gjithashtu duhet të marr edhe terapinë rrezatuese ose terapinë hormonale vetëm në fund të shtatzënisë.

Sipas udhëzimeve, është e sigurt për një grua shtatzënë të bëjë një operacion për kancerin e gjirit në këtë periudhë. Kimioterapia është përgjithësisht e sigurt për nënën dhe foshnjën gjatë tremujorit të dytë ose të tretë të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMe zbutjen e pandemisë, shkencëtarët kërkojnë të zgjidhin misteret e koronavirusit dhe trurit
Artikulli i rradhës Cilat ditë janë të sigurta për të shmangur shtatzëninë sipas kohës së ovulacionit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.