Procesi i të dëgjuarit te fetusi zhvillohet jashtëzakonisht herët në shtatzëni.Si rezultat i kësaj, foshnja juaj është e ekspozuar ndaj tingujve të jashtëm shumë më herët sesa ju mendoni.
Duke filluar rreth javës së gjashtë të shtatzënisë, qelizat brenda kokës së fetusit tashmë kanë filluar të formohen në inde unike që përfundimisht do të jenë truri, fytyra, veshët, sytë dhe hunda shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në javën e nëntë do të formohen veshët dhe gradualisht do të lëvizin në vendin e duhur.
Rreth javës së 16-të, fetusi juaj është në gjendje të identifikojë tingujt si rrahjet e zemrës suaj dhe zhurma e ajrit që hyn e del nga mushkëritë e juaja.
Ndërkohë që, dëgjimi vazhdon të zhvillohet, foshnja juaj do të jetë në gjendje të dëgjojë tinguj edhe nga bota e jashtme.
Deri në javën e 24-të, veshët do të jenë të zhvilluar plotësisht dhe hulumtimet kanë treguar se foshnja mund të jetë në gjendje të kthej një përgjigje ndaj tingujve të jashtëm./GazetaShneta/