Gjatë ciklit tuaj menstrual mund të përballeni me dhimbje të shumta, të cilat shkaktojnë shqetësim dhe parehati.Në rast se përballeni me dhimbje të shumta, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj.Në këtë mënyrë, ju mund të lehtësoni dhimbjet tuaja.
Termi mjekësor për dhimbjen e shkaktuar nga cikli juaj menstrual është dismenorrea, e cila mund të jetë primare dhe sekondare shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Dismenorrea primare, nënkupton dhimbja menstruale e cila nuk shkaktohet nga ndonjë gjendje tjetër shëndetësore.
Prodhimi i prostaglandinës brenda rreshtimit të mirës suaj besohet të jetë faktori kryesor pas ngërçeve menstruale.Meqenëse nivelet e prostaglandinës së mitrës rriten para fillimit të ciklit, gratë zakonisht përjetojnë dhimbje apo ngërçe në ditën e parë të ciklit të tyre.
Dismenorrea sekondare nënkupton kur dhimbjet, përpos prostaglandinës, shkaktohen edhe nga kushte tjera shëndetësore.Këtu përfshihen: endometrioza, adenomioza, mosbalancimi hormonal e shumë të tjera.

Trajtimi
Zakonisht, dismenorrea primare mund të trajtohet përmes ushtrimeve fizike që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes.
Ndërkaq, anti-inflamatorë josteroidë si ibuprofeni zakonisht rekomandohet për të trajtuar dismenorrenë, pasi ai ul nivelet e prostaglandinës në trupin tuaj.
Në rast të diagnostikimit me dismernorre sekondare, mjeku juaj do të trajtojë gjendjen tuaj për të lehtësuar dhimbjet tuaja menstruale./GazetaShneta/


