Duke marr parasysh se tashmë jeni prind është e rëndësishme që të gjeni kohë t’i kushtoni vetes suaj.
Kësaj radhe, mbase është shtatzënia juaj e dytë pritet që të kaloni më lehtë, pasi të gjitha simptomat e shqetësimet janë të njohura për ju shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Por, mundohuni që përmes këshillave të mëposhtme t’i kushtoni rëndësi vetes suaj gjatë shtatzënisë suaj të dytë:
-Merrni kohë për të pushuar: Nëse ndiheni të lodhura, provoni të flini një orë më herët.
-Konsumoni ushqime të shëndetëshme dhe qëndroni të hidratuara;
-Vazhdoni vizitat e juaja: Kujdesi ndaj vetes do të thotë që ju do të jeni në gjendje të kujdeseni më mirë për fëmijët tuaj.
-Bisedoni me partnerin tuaj: Kohën e mbrëmjes praktikoni t’ja kushtoni familjes, diskutimeve me partnerin tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu edhe në lehtësimin e shqetësimeve tuaja.
-Bëni foto të shtatzënisë suaj: Është një ndër udhëtimet më të bukura, andaj mbane kujtim përmes fotove të realizuara./Gazeta Shneta/