Protestat, nganjëherë të dhunshme, janë bërë më të frytshme që kur Italia e bëri të detyrueshme testet dhe kartonet e vaksinimit për të gjithë punëtorët në vendet e punës në muajin tetor.
“Për javë të tëra protestat e ashtuquajtura ‘jo kalim’ kanë paralizuar qendrat e shumë qyteteve çdo të shtunë, duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe shitësit, si dhe duke krijuar turma njerëzish të pavaksinuar,” tha Carlo Sibilia, nënsekretar për punët e brendshme në ministërin italiane, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Protestat në qytetin verior të Triestes, besohet se kanë shkaktuar një rritje të infeksioneve me koronavirus.
Ndër të tjera, ka pasur gjithashtu polemika se në fillim të këtij muaji pasi protestuesit marshuan nëpër rrugët e qytetit të Novara, e krahasonin veten me të burgosurit e kampeve naziste të përqendrimit në bazë të veshjes së tyre që mbanin.
Ndërsa, në tetor, një demonstratë në Romë u kthye e dhunshme pasi militantët e grupit neofashist plaçkitën selinë e një sindikate.
E ashtuquajtura ‘leje e gjelbër’, e cila tregon dëshmi të vaksinimit, imunizimit ose një testi negativ, kërkohet nga italianët kur hyjnë në vendet e tyre të punës dhe për të ngrënë brenda në bare ose restorante, kur udhëtojnë me aeroplan ose tren në distanca të gjata, si dhe kur hyjnë muzetë, teatrot, kinematë, klubet e natës dhe stadiumet. /Gazeta Shneta/