Një nga shkaqet e infertilitetit femëror konsiderohet të jetë sindroma e vezoreve policistike (PCOS). Ndonëse, rreth 5 milionë gra janë të prekura nga kjo sindromë, shanset për të ngelur shtatzënë vazhdojnë të jenë.
Ekzistojnë një sërë trajtimesh efektive të fertilitet, për të cilat gratë mund të zgjedhin në mënyrë që ngelin shtatzënë shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Ndonëse, disa gra me PCOS mund të kenë nevojë për fekondim in vitro (IVF), shumë nga ato mund të ngelen shtatzënë duke përdorur trajtime të fertilitetit të teknologjisë së ulët.

Humbja në peshë për të rifilluar ovulimin
Një nga faktorët që mund të pengojë shtatzëninë me PCOS është obeziteti.
Kjo për shkak se PCOS ndikon në mënyrë negative sesi trupi juaj përpunon insulinën, e cila, nga ana tjetër, mund të shkaktojë shtim në peshë.
Gratë me PCOS që janë në mbipeshë kanë më shumë gjasa të përjetojnë anovulim të rëndë.
Studimet kanë zbuluar se humbja e peshës mund të sjellë përsëri ovulimin. Sipas hulumtimit, humbja e 5 deri në 10 për qind e peshës aktuale mund të jetë e mjaftueshme për filluar ciklin menstrual.
Dieta, aktivitetet fizike
Ngrënia e një diete të shëndetëshme është e rëndësishme për gratë me PCOS.
Kjo është pjesërisht për shkak të rrezikut të lartë të mbipeshës, dhe pjesërisht për shkak të problemeve të trupit të tyre për rregullimin e insulinës.
Disa studime pohojnë se një dietë me pak karbohidrate është më e mirë për PCOS.
Mirëpo, gjëja më e rëndëisshme është të siguroheni që dieta juaj të jetë e pasur me lëndë ushqyese dhe proteina të mjaftueshme./Gazeta Shneta/


