Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Faktori Rh në shtatzëni: Ҫfarë ndodhë nëse nëna është Rh-negative, ndërsa foshnja Rh-pozitive?

Këshilla për shtatzëna 01/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Grupet e gjakut - Rh faktori
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Faktori Rh (i quajtur gjithashtu D-antigjen), është një proteinë që mund të jetë e pranishme ose e munguar në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Që një person të jetë pozitiv në faktorin Rh (D-pozitiv) ose negativ, kjo varet nga mënyra se si gjenet janë transmetuar nga prindërit paraardhës, shkruan Pregnancy Info.ca përcjell Gazeta Shneta.

Nëse njëri prej prindërve është Rh pozitiv, fëmija mund të jetë Rh pozitiv ose negativ. Nëse të dy prindërit janë Rh negativ, fëmija do të jetë gjithashtu Rh negativ.

Të gjitha gratë shtatzëna do të testohen për statusin Rh gjatë punës rutinë të testeve të gjakut të zhvilluara në fillim të shtatzënisë.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Pse faktori Rh ka rëndësi në shtatzëni?

Problemet mund të lindin nëse nëna është Rh-negative, ndërsa foshnja është Rh-pozitive.

Për shkak se nëna nuk e ka këtë proteinë të veçantë në trupin e saj, sistemi imunitar do ta perceptojë atë si një substancë të huaj dhe ndoshta të dëmshme. Sapo ajo të ekspozohet ndaj gjakut Rh-pozitiv (ndërsa qelizat e fetusit lëvizin nëpër sistemin e saj gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes), trupi i nënës do të prodhojë antitrupa që mund të ‘sulmojnë’ proteinën Rh të foshnjës.

Në shumicën e rasteve, ky sensibilizim nuk do të ndodhë deri në lindje, në shtatzëninë e parë. Ndërsa, janë shtatzënitë e mëvonshme ato që janë më shqetësuese rreth faktorit Rh.

A mund të parandalohet Rh-sensibilizimi?

Nëse keni gjak Rh-negativ dhe nuk keni tashmë antitrupa për faktorin Rh, do t’ju jepet një injeksion i imunoglobulinës Rh (i quajtur edhe imunoglobulina RhoGAM, WinRho ose anti-D) rreth javës së 28-të të shtatzënisë. Kjo parandalon sensibilizimin në 99% të grave në mënyrë që trupi juaj të mos formojë antitrupa ndaj faktorit Rh të foshnjës.

Një vaksinë e imunoglobulinës Rh, poashtu mund të bëhet nëse keni gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë ose nëse keni nevojë për amniocentezë.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTestimi i glukozës, mundësia për diabetin gestacional në kohën e shtatzënisë nëntë mujore
Artikulli i rradhës Përfitimet shëndetësore të gjidhënies: Avantazhet e procesit, karshi formulave të gatshme të qumështit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.