Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, ndiqni këta hapa për një proces të dëshiruar nëntë mujor

Femina 04/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka disa gjëra që mund të bëni kur shpresoni të mbeteni shtatzënë shpejt.

Gjëra të tilla si zbulimi i datës tuaj të ovulacionit, (ose dritares pjellore), marrdhëniet intime dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe konsultat me mjekun tuaj, janë vetëm disa nga metodat që do t’ju ndihmojnë drejt cakut dhe qëllimit tuaj, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Juve gjithashtu do të ju duhet që të jeni të sigurt që jeni larguar nga çdo zakon i pashëndetshëm dhe të filloni të merrni acid folik përpara se të filloni të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

A ka mënyra për të mbetur shtatzënë shpejt?

Po! Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të shpejtuar gjërat. Por edhe përpara se të filloni përpjekjet tuaja për të pasur një fëmijë, është mirë të përgatiteni duke:

– caktuar një kontrollë te mjeku juaj para konceptimit të shtatzënisë;

– heqja e çdo zakoni të pashëndetshëm (si pirja e alkoolit, pirja e duhanit ose përdorimi i drogës);

– arritja në një peshë të shëndetshme nga ana e nënës.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Mes tjerash, filloni të merrni të paktën 400 mcg acid folik në ditë rreth një muaj para se të filloni përpjekjet për të mbetur shtatzënë. (Kjo lëndë ushqyese mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes.)

Pasi trupi juaj të jetë gati, provoni këto këshilla për të rritur shanset për të mbetur shtatzënë shpejt:

Kuptoni kur keni ovulacion

Çelësi për të mbetur shtatzënë shpejt është të kuptoni se kur do të ovuloni, ose kur do të lëshoni një vezë nga vezorja juaj.

Ovuloni vetëm një herë në çdo cikël menstrual. Nëse mund të tregoni se kur do të ovuloni, keni një shans më të mirë për të mbetur shtatzënë atë cikël.

Marrdhëniet intime gjatë dritares suaj pjellore

Pasi të dini kornizën kohore të ovulacionit, planifikoni të keni marrdhënie intime gjatë periudhës suaj më pjellore, që është dy deri në tre ditë para ovulacionit deri në ditën kur ovuloni.

Sperma e shëndetshme

Spermatozoidet e forta dhe të shëndetshme kanë shanset më të mira për të fekonduar një vezë. Partneri juaj mashkull mund të bëjë disa gjëra për të përmirësuar fertilitetin e tij:

– shmangni duhanin dhe drogat rekreative.

– kufizoni pijet alkoolike në jo më shumë se dy në ditë.

– arritni një peshë të shëndetshme nëse jeni mbipeshë.

– merrni mjaftueshëm disa lëndë ushqyese kryesore – si zinku, acidi folik dhe vitamina C – që ndihmojnë në prodhimin e spermës së fortë dhe të bollshme.

– hani një dietë të shëndetshme, bëni stërvitje të rregullta dhe menaxhoni stresin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDoza e acidit folik që duhet të merrni gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë
Artikulli i rradhës Biokimisë në QKUK i mungon buxheti, nuk ofron shërbimin e analizave për Sindromin Down, vitaminën D dhe disa lloje të tjera

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.