Shtatzënia dhe lindja e foshnjes janë dy nga periudhat me të cilat trupi i gruas pëson ndryshime, qoftë fizike apo edhe emocionale të ndikuara nga ndryshimet hormonale.
Për këtë arsyje është e natyrshme që një grua të përjetojë stres dhe emocione të ndryshme gjatë kësaj kohe, por afërsisht 3 deri në 6% e njerëzve përjetojnë simptoma si ndryshim të humorit apo edhe depresion pas lindjes (PPD) shkruan VeryWell Mind, transmeton Gazeta Shneta.
Personat që luftojnë me PPD mund të përjetojnë simptoma depresive ose ankth të konsiderueshëm. Edhe pse këto simptoma mund të jenë jo të mira, opsionet efektive të trajtimit janë të disponueshme. Me mbështetjen dhe trajtimin e duhur, ju mund të përballeni dhe të shëroheni nga simptomat e PPD.
E një nga mënyrat e trajtimit të depresionit është edhe psikoterapia.
Ekzistojnë disa qasje të trajtimit të bazuara në prova të dizajnuara posaçërisht për të trajtuar simptomat që shfaqen me PPD.
Hulumtimet kanë treguar se terapia kognitive e sjelljes është terapia e duhur për të minimizuar simptomat depresive dhe nxit lidhje të shëndetëshme mes prindit dhe foshnjes. /Gazeta Shneta/