Gratë që përdorin barna të një klase qetësuesish të quajtur benzodiazepina përpara se të mbeten shtatzënë janë në rrezik më të madh të shtatzënisë ektopike, sipas një studimi të rreth 1.7 milionë femrave.
Studimi i cili është botuar në ‘Human Reproduction’, një nga revistat kryesore të mjekësisë riprodhuese në botë, zbuloi se rreziku i një shtatzënie ektopike, ku embrioni fillon të zhvillohet jashtë mitrës, zakonisht në një tub fallopian, ishte 50% më e lartë në gratë që kishin marrë një recetë për benzodiazepina në 90 ditët para konceptimit të shtatzënisë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Shtatzënitë ektopike ndodhin – një deri në dy përqind të shtatzënive çdo vit dhe janë një emergjencë serioze shëndetësore për gratë. Ato janë përgjegjëse për 6-13% të vdekjeve të lidhura me shtatzëninë dhe vdekjet nga hemorragjia.
Megjithëse infeksionet e legenit, përdorimi i teknologjisë riprodhuese, pajisjet intrauterine, pirja e duhanit dhe rritja e moshës njihen si faktorë rreziku për shtatzënitë ektopike, afërsisht gjysma e grave që kanë një shtatzëni ektopike nuk kanë një faktor rreziku të njohur.
Dr. Elizabeth Wall-Wieler, studiuese postdoktorale në Universitetin Stanford (Kaliforni, SHBA), udhëhoqi studimin në këtë formë:
Analiza e të dhënave nga sigurimet shëndetësore në SHBA për 1,665,446 shtatzëni në gratë e moshës 15-44 vjeç ndërmjet periudhës 1 nëntorit 2008 dhe 30 shtatorit 2015, nga këto, një përqind e grave plotësuan të paktën dy receta për benzodiazepine në total të paktën dhjetë ditë përdorimi në 90 ditë para konceptimit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Një total prej 30,046 (2%) shtatzënive ishin ektopike dhe 17,990 (1%) ishin për gratë që kishin një recetë benzodiazepine përpara konceptimit.
Studiuesit theksojnë se gjetjet e tyre tregojnë vetëm se përdorimi i benzodiazepinës shoqërohet me një rrezik të shtuar të shtatzënisë ektopike, jo se shkakton këtë gjendje.
“Për gratë me kushte specifike shëndetësore si ankthi ose pagjumësia, benzodiazepinat mund të jenë një pjesë e rëndësishme e trajtimit të tyre; megjithatë nuk dihet se sa i sigurt është përdorimi i këtyre barnave për gratë që mbeten shtatzënë. Ky studim tregon se gratë që përdorin benzodiazepinat kur mbeten shtatzënë janë në rrezik më të lartë për të pasur një shtatzëni ektopike. Kur identifikojnë opsionet e trajtimit, gratë dhe ofruesit e tyre të kujdesit mjekësor duhet të kuptojnë përfitimet dhe rreziqet që lidhen me mundësitë e trajtimit dhe duhet të jenë të disponueshme më shumë opsione që janë demonstruar të jenë të sigurta për përdorni para dhe gjatë shtatzënisë”, tha Dr Wall-Wieler. /Gazeta Shneta/