Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendime të vitit 2020 për përbërjen e Bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, me këtë vendim i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së.Në Bordin e mëhershëm anëtarë ishin disa ministra.
Bordi ishte jofunksional që nga ardhja e Qeverisë Kurti.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka arsyetuar vendimin për “shkak të ndryshimit të rrethanave ligjore dhe faktike që kanë çuar te pamundësia e funksionimit të Bordit të FSSH-së”.
“Me këtë vendim i hapim rrugë një përbërjeje të re në bordin për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Kurti shkruan Ekonomia Online.
Në muajin mars të këtij viti, Gazeta Shneta pati raportuar se për më tepër se një vit shteti i Kosovës përmes buxhetit të taksapaguesve ka paguar 24 mijë euro tre anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore edhe pse bordi është jo funksional dhe nuk mbahen takime.
Në anën tjetër, zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha, pagesën e tre anëtarëve të bordit dhe mos funksionimin e bordit të fondit e kishte larguar nga barra e Ministrisë së Shëndetësisë pasi që sipas tij për fondit përgjegjës është vetëm Qeveria e Kosovës. /Gazeta Shneta/
Shteti pagoi 24 mijë euro paga për anëtarët e Bordit të FSSH-së pa mbajtur asnjë takim gati një vit