Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë e shkakton hiperprolaktineminë: Shenjat që nuk mund të mbeteni shtatzënë nga kjo gjendje mjekësore

Femina 23/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hiperprolaktinemia është kur hasim shumë prolaktinë në gjakun e një personi. Prolaktina është një hormon i prodhuar nga gjëndrra e hipofizës së trurit. Tek femrat, prolaktina rregullon periodat dhe ndihmon gjinjtë të rriten dhe të prodhojnë qumësht.

Një nivel i lartë i prolaktinës redukton estrogjenin dhe ndërhyn me ovulimin, duke shkaktuar perioda të parregullta ose të munguara dhe duke ndikuar në fertilitetin, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Çfarë e shkakton hiperprolaktineminë?

Ndonjëherë shkaku i hiperprolaktinemisë është i panjohur, ndërsa prej shkaqeve të mundshme të identifikuar deri më tani përfshijnë:

– Një tumor jo kanceroz në gjëndrrën e hipofizës që prodhon nivele të larta të prolaktinës. Kjo prek 50 deri në 60 për qind të grave me hiperprolaktinemi. (Në raste shumë të rralla, tumori mund të jetë kanceroz.)

– Qelizat tepër aktive në gjëndrën e hipofizës.

– Tiroide joaktive (hipotiroidizëm).

– Disa medikamente të depresionin dhe presionit të lartë të gjakut.

– Dëmtimi i zonës së gjoksit (nga herpesi ose plagët kirurgjikale, për shembull).

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

hiperprolaktinemia

Cilat janë simptomat e hiperprolaktinemisë?

Disa gra nuk kanë asnjë simptomë, por të tjera mund të kenë:

– Menstruacione të parregullta ose të munguara.

– Steriliteti.

– Prodhimi i qumështit të gjirit gjatë kohës që nuk jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies.

– Thatësi vaginale.

– Ndezje të nxehta.

– Dendësi e ulët kockore.

Si diagnostikohet hiperprolaktinemia?

Një test gjaku mund të tregojë nëse niveli juaj i prolaktinës është më i lartë se normalja. Nëse është kufitar, mund të testoheni dy herë për t’u siguruar.

Mjeku juaj mund t’ju bëjë gjithashtu një ekzaminim fizik dhe të urdhërojë një MRI për të marrë një imazh të trurit tuaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë dhimbje fyti tek foshnjat, si të kuptoni gjendjen shëndetësore përmes këtyre hapave
Artikulli i rradhës Foto: Dallimi mes syrit të skuqur të shkaktuar nga një infeksion viral & bakterial tek bebet

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.