Kontrata për subvencionimin e specializantëve me vetfinancim do të përfundoj sot, pas tetë muajve që nga nënshkrimi i tyre.
Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë vendim zyrtarë për rreth 430 specializantët me vetfinancim nëse kontrata e tyre për subvencionim do të vazhdohet apo jo.
Specializantët me Financim të Rregullt financohen nga buxheti i ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa për Specializantët me vet- financim financimi bëhet në mënyrë vetanake apo përmes subvencioneve.
Uran Halimi, anëtarë i Këshillit të Specializantëve, ndihet i shqetësuar për faktin se Ministria e Shëndetësisë cdo herë i lë pa përgjigje në rastet kur përfundon kontrata e subvencionimit e një gjë e tillë ndikon direkt në cështjet financiare të secilit specializantë me vetfinancim.
“Nuk kemi ndonjë vendim zyrtar se a do të vazhojnë subvëncionet a jo. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse kem kërku me kalu në të rregullt, sepse sa herë përfundojn kontratat gjithmonë duhet të brengosemi se si do ta kalojm muajin tjetër dhe kjo ndikon në rënjen e motivit tek specializantët, mungesa e stabilitetit”, thotë Halimi, ndërsa thekson se alternativ tjetër për shfaqjen e pakënaqësive të tyre mbeten protestat.
Ai thekson se cdo herë kur mbajën mbledhje të Këshillit të Specializantëve njëri nga këshilltarët e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i njofton se ministri është duke punuar në përmirësimin e kushteve të specializantëve por përveç fjalëve premtuese rezultati ështe çdo herë i njejtë, pa zgjidhje.
“Kjo është njëra nga arsyet se pse specializantët nuk e ndjejnë vetin të vlerësuar, nuk e shohin sigurin apo stabilitetin profesional. Krahas kësaj, mungesa e kushteve, mungesa e hapësirave, mos avansimi profesional jashtë vendit, mungesa e aperaturave janë faktore relevant në paknaqësinë e mjekëve”, shprehet tutje specializanti i stomatologjisë në një prononcim për Gazetën Shneta.
“Në takimin e mbajtur në dhjetor të vitit 2021 kur jemi takuar me ministrin Latifi, kemi kerkuar nga ai që të formoj një grup punues ku aty të jenë prezent edhe specializantët, që të kontrobuojnë në mënyrë vullnetare në zgjidhjen problemet në specializim dhe në mjekësin në vend, por tash e pothuajse dhjetë muaj qe 10 muaj asnjëherë nuk kemi pranuar ftesë zyrtare nga ministria për të kontribuar në këtë aspekt. Nuk shohim vullnet nga ministri”, sqaron tutje ai.
Kryetari i Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi, thotë se kërkesa e këshillit nuk është vetëm vazhdimi i subvencioneve por specializantët me subvencione të kenë statusin e specializantit të rregullt “alternativë e vetme është pajisja me paga të rregullta për këta specializant”.
Ai sqaron se tash e një vit janë në bisedime me kavbinetin e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjetur një zgjidhje për specializantët mirëpo deri më tani nuk është bërë asnjë zgjidhje.
Kryetari i Këshillit thotë se në fillim të këtij vitit kanë marrë premtime se është ndarë buxheti për specializantët dhe se deri në fund të kontratës, pra në fund të muajit gusht 2022, do të bëhet një zgjitdhje por një gjë e tillë ka mbetur vetëm premtim.
“Tash jemi në fund te gushtit e po na thuhet qe buxheti është ndarë për subvencionimin e këtyre specializanteve deri në dhjetor 2022 e për të kaluar në të rregullt do të shqyrtojm në dhjetor. Më shumë gjasë kur të vjen dhjetori do të na thonë po të njejtat fjalë që është ndarë buxheti e duhet të presim deri në maj 2023”, shprehet i shqetësuar Zajmi.
Në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e qartë që specializantët kanë të drejtë të mbajnë vetëm dy kujdestari ndërsa në pkatikë specializantët detyrohen të mbajnë më tepër kujdestari gjatë javës dhe për orët e kujdestarisë ata nuk marrin pagë.
Në anën tjetër, mjekët cdo ditë e më tepër largohen nga vendi apo transferohen për në institucionet shëndetësore private.
Sipas Zajmit, neglizhenca e ministrisë karshi specializantëve është duke ndikuar negativisht në procesin e shkollimit të specializantëve duke i nxitur që të largohen nga vendi.
“Trajtimi i specializantëve me subvencione, detyrimi për të punuar – kujdestaruar 24 orë pa pagesë apo në kundërshtim me ligjin e punës, premtimet e kota ndaj mjekëve të rinj janë vec disa nga arsyet e shumta të ikjes së mjekëve të rinj dhe ndërprerjës së specializimit. Për mundësin e ndjekjes së trajnimeve jashtë vendit, me këtë pagë dhe me këtë trajtim as që mund të flitet pasi këto trajnime kushtojnë shumë dhe asnjë institucion nuk na i mbulon këtoo shpenzime”, shton tutje kryetari i Këshillit të Specializantëve.
Gazeta Shneta dje ka raportuar edhe për letrën e dërguar tek Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, dhe Drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Shneta Specializantët paralajmërojnë protesta nëse ministri Latifi dhe drejtoresha e ShSKUK-së, nuk pranojnë të takohen deri më 5 shtator 2022
“Kërkojmë nga ju që në kuadër të ndryshimit të udhëzimit administrativ t’i përfshini edhe kërkesat tona që: Specializantët e Mjekësisë së Përgjithshme nga kategoria me subvencione të kenë statusin e specializantit të rregullt, cdo kujdestari e mbajtur nga specializantët të kompenzohet në përputhje me ligjin e punës, të vazhdohen subvencionet për specializantët e Stomatologjisë”, thuhet në letrën e dërguar ministrit Latifi.
Gazeta ka kërkuar sqarim nga MSh nëse do të vazhdohen kontrata për subvencion të specializantëve mirëpo të njejtët që nga dje nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/