Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fatmir Plakiqit përfundimisht i shkëputet kontrata si drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Lajme 02/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fatmir Plakiqit i është shkëputur përfundimisht kontrata si drejtor në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Kështu ka njoftuar Bord Drejtues i këtij institucioni, duke thënë se vendimi është marr më datën 1 shtator, rreth një muaj pasi Plakiqi kishte marr njoftimin paralajmërues, shkruan Gazeta Shneta.

Plakiqi është shkarkuar nga kjo pozitë për shkak të dyshimeve për parregullësi në menaxhimin e qindra mijëra eurove në buxhetin për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Për këtë çështje ka raportuar edhe Gazeta Shneta për një rast ku Fondi kishte paguar rreth 140 mijë euro për trajtimin e një pacienteje 10-vjeçare për tranplant të palcës, por në fakt pacientja nuk kishte arritur të kryente intervenimin pasi kishte ndërruar jetë. Megjithatë paratë ishin paguar nga Fondi në spitalin ‘Medical Park’ në Turqi.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Fondi:

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur me datë 21 korrik 2022, kishte suspenduar përkohësisht nga puna drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësor z. Fatmir Plakiqi. Ndërkaq, në mbledhjen e mbajtur me 29 korrik 2022, Bordi Drejtues kishte marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z. Fatmir Plakiqi.

Në bazë të nenit 71, paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore, ka dorëzuar njoftimin paralajmërues për ndërprerje të kontratës së punës z. Fatmir Plakiqi, për shkak të mos përmbushjes së kënaqshme të detyrave të punës në kuptim të nenit 70, paragrafi 1.4, nën paragrafi 1.4.2 të Ligjit të Punës.

Në respektim të dispozitave ligjore dhe pas përmbushjes së afateve të përcaktuara me ligj, Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur me datë 1 shtator 2022, ka nxjerrë vendim përfundimtar, me të cilin  përfundimisht i shkëputet kontrata e punës z. Fatmir Plakiqi.

Artikulli paraprakSindikalisti i reagon ud. drejtoreshës së SHSKUK-së: Nuk mund t’i ngarkoni infermierët me punë shtesë
Artikulli i rradhës MSh nuk e furnizon QKMF-në në Gjilan me 16 artikuj medicinal

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.