Shpesh gjatë shtatzënisë, gratë mund të jenë konfuze rreth ushqimeve që duhet apo nuk duhet ngrënë. Mirëpo, nga tani e tutje ju mund t’i thuani po ngrënies së peshkut gjatë shtëzënisë suaj.
Peshku mund dhe duhet të jetë një pjesë e shëndetshme e dietës së grave shtatzënë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta. Kjo është për shkak se peshku është një burim i shëndetshëm dhe i proteinave, kalciumit, jodit dhe vitaminës D.
Më e rëndësishmja, shumë peshq janë të pasur me acid docosahexaenoic (DHA), një lloj acidi yndyror omega-3 thelbësor për zhvillimin e duhur të trurit dhe syve tek foshnjat.
Për këtë arsyje, ngrënia e peshkut gjatë shtatzënisë është e sigurt për sa kohë që ju zgjidhni peshkun e duhur.
Në të kaluarën, ekspertët kanë sugjeruar shmangien e peshkut dhe ushqimeve të detit gjatë shtatzënisë nga frika e ndotjes me merkur. Kjo frikë ka qenë e bazuar mirë, por jo të gjithë peshqit janë të pasur me merkur.
Peshqit me përqendrime të ulëta të merkurit, të tilla si salmoni, karkaleca, gaforrja dhe murri, janë të sigurt dhe rekomandohen për prindërit e ardhshëm.
Andaj, edhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) rekomandojnë të hani peshk me pak merkur dhe ushqime të tjera të pasura me proteina, sepse ato mund të ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e fetusit. /Gazeta Shneta/


