Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse është e domosdoshme ekzaminimi i tiroides tek të porsalindurit

Jetë 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zhvillimi i dëmtuar i gjëndrës tiroide ose defektet e sintezës së hormoneve mund të çojnë në hipotiroidizëm kongjenital.

Simptomat e hipotiroidizmit kongjenital nuk janë specifike dhe mund të shfaqen më vonë në jetën e të porsalindurit, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Një test i thjeshtë si shpimi i thembrës disa ditë pas lindjes është një metodë efektive depistuese për të identifikuar hipotiroidizmin kongjenital.

Diagnoza e humbur dhe trajtimet e vonuara mund të çojnë në dëmtim të konsiderueshëm intelektual, i cili mund të parandalohet lehtësisht me mjekimin adekuat.

Hormoni i tiroides është thelbësor në zhvillimin e disa organeve, më e rëndësishmja e trurit.

Nëse nuk zbulohet dhe trajtohet menjëherë, hipotiroidizmi kongjenital mund të çojë në dëmtim të rëndë dhe të pakthyeshëm neurokognitiv dhe paaftësi intelektuale.

Rreth 1 në 2000 dhe deri në 4000 të porsalindur lindin me prodhim të pamjaftueshëm të hormoneve tiroide.

Para aplikimit të ekzaminimit hormonal tek të porsalindurit, hipotiroidizmi kongjenital ishte një nga arsyet më të zakonshme të paaftësisë intelektuale të parandalueshme.

Çfarë është hipotiroidizmi kongjenital?

Hipotiroidizmi kongjenital është një gjendje kur i porsalinduri nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hormone tiroide. Hormonet e tiroides luajnë një rol të madh në disa reaksione metabolike që i japin trupit energji. Përveç kësaj, ato janë thelbësore në zhvillimin dhe funksionimin e trurit.

Gjatë shtatzënisë, fetusi merr hormonin e kërkuar të tiroides nga nëna. Prandaj, mungesa e prodhimit hormonal të fetusit kryesisht nuk është e dukshme deri në lindje.

Nëntëdhjetë e pesë për qind e të porsalindurve nuk shfaqin simptoma në lindje për shkak të hormoneve të nënës që i kalojnë foshnjës, dhe megjithëse të reduktuara, hormonet e sekretuara vonojnë shfaqjen e simptomave.

Kur janë të pranishme në lindje, simptomat përfshijnë rritjen e peshës së lindjes dhe perimetrit të kokës.

Në muajt e mëvonshëm të jetës, disa simptoma shfaqen gradualisht: si letargjia, hipotonia, hipotermia, lëkurë të thatë, e qara e ngjirur, vështirësi në ushqyerjen me gji, makroglosia, kapsllëk dhe hernia e kërthizës.

Hipotireoza kongjenitale mund të shfaqet me anomali në organe të tjera, si zemra, organet urinare, organet e tretjes dhe skeletit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKoha e kaluar në ekranet e pajisjeve elektronike e lidhur me vonesën e zhvillimit te fëmijët e vegjël
Artikulli i rradhës 4 shembuj të ushqimeve të shëndetshme që mund të konsumohen nga njerëzit me diabet

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.