Rubeola në shtatzëni është e rrezikshme për nënën. Është një sëmundje infektive ku përfshin skuqjen në disa pjesë të trupit. Rubeola shkaktohet nga një virus që transmetohet përmes sekretimit të frymëmarrjes.
Rubeola gjithashtu mund të shkaktojë probleme si artrit, por edhe trombocitopeni dhe encefalit. Zakonisht rubeola shërohet për disa javë, por mund të ketë pasoja të rënda kur ndodh gjatë shtatzënisë, duke shkaktuar keqformime fetale.
Rreziqet e rubeolës në shtatzëni
Rubeola është veçanërisht e rrezikshme gjatë shtatzënisë. Nëse jeni prekur nga ky virus në shtatzani mund t’ja transmetoni lehtësisht fetusit përmes plaçentës duke i shkaktuar rubeolë një sindromë shumë i rrezikshme.
Mund të shkaktojë shurdhim, vonesë mendore, probleme të syve, por edhe sëmundje të zemrës, mëlçisë dhe shpretkës. Periudha e shtatzënisë në të cilën nëna preket nga ky virus është thelbësore për të përcaktuar dëmtimin e mundshëm të fëmijës.
Nga dita e dymbëdhjetë deri në njëzet e tetë të shtatzënisë, placenta ka një aftësi më të madhe për të luftuar infeksionin. Nga ana tjetër, fetusi është më i rrezikuar gjatë tremujorëve të parë dhe të tretë. Rreziqet më të mëdha ndodhin kur gruaja preket në javët e para të shtatzanisë. Në këtë rast rrezikohet abort, vdekjen e fetusit, si dhe sindromën kongjenitale të rubeolës.
Me zhvillimin e shtatzënisë, rreziku për fetusin reduktohet: 52% nëse infeksioni është kontraktuar në javën e tetë, 36% në javën e nëntë ose të dymbëdhjetë. Deri më sot, nuk ka trajtim për të parandaluar infeksionin e virusit nga nëna tek fëmija. Metoda e vetme efektive për parandalimin e sëmundjes është vaksinimi./Pernenat/


