Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermierë, kirurgë, veterinarë, farmacistë dhe mami në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është njohja e këtyre kualifikimeve, në bazë të marrëveshjes së arritur në proces të Berlinit mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
“Qëllimi i këtij projektligji është njohja e Kualifikimeve Profesionale për Infermier, Kirurg, Veterinar, Farmacist dhe Mamive të arritur në tetor të viti të kaluar kjo marrëveshje është arritur në proces të Berlinit mesë 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë”, ka thënë ai.