Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë e shkakton dehidrimin gjatë fazës së shtatzanisë, shkaqet dhe simptomat e gjendjes

Këshilla për shtatzëna 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të pish ujë dhe të qëndrosh e hidratuar janë pjesë të rëndësishme të një shtatzënie të shëndetshme.

Gratë shtatzëna kanë nevojë për më shumë ujë se gratë që nuk janë shtatzëna dhe rrezikojnë të humbasin më shumë ujë gjatë ditës shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, gratë shtatzëna mund të dehidratohen në tremujorin e parë, të dytë apo të tretë.

Dehidratimi gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për probleme serioze shëndetësore si për nënën ashtu edhe për foshnjën. Të qëndruarit e hidratuar ndihmon trupin të përmbushë nevojat e rritura gjatë shtatzënisë.

Fatmirësisht, është e mundur të parandalohet dehidratimi duke pirë më shumë ujë dhe duke menaxhuar të përzierat e mëngjesit. Në raste të rënda, mund të nevojiten lëngje intravenoze (IV) për të trajtuar dehidratimin.

Faktorët që rrisin rrezikun e dehidratimit gjatë shtatzënisë përfshijnë:

Rritja e vëllimit të gjakut: Trupi i gruas shtatzënë ka nevojë për më shumë rrjedhje gjaku. Vëllimi i gjakut rritet deri në 30% deri në 45%. Për ta mbështetur këtë rritje, trupi ka nevojë për më shumë ujë.

Ndryshimet në sistemin urinar: Gjatë shtatzënisë, veshkat zakonisht rriten pak. Kjo sjell ndryshime në sistemin urinar që rrisin humbjen e ujit nga trupi.

Ndryshimet në sistemin respirator: Trupi i gruas shtatzënë ka kërkesa më të larta, prandaj ajo merr frymë më shpesh. Sa herë që nxirret fryma, humbet ujë përmes ajrit të nxjerrë.

Metabolizmi i rritur: Gjatë shtatzënisë, funksionet e gjëndrave mbiveshkore dhe të tiroides bëhen më aktive. Kjo rrit metabolizmin dhe djersitjen. Me humbjen e ujit përmes djersës, rritet rreziku për dehidratim.

Nevoja të rritura ushqimore: Gruaja shtatzënë ka nevojë për 300 kalori shtesë në ditë, dhe deri në 450 kalori në tremujorin e tretë. Procesi i ushqyerjes kërkon edhe më shumë ujë për të ndihmuar tretjen dhe për të parandaluar kapsllëkun.

Të përzierat e mëngjesit: Nauzeja dhe të vjellat janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Të vjellat shkaktojnë humbje lëngjesh, duke rritur rrezikun e dehidratimit. Gratë që ndihen të përziera gjatë gjithë ditës, shpesh nuk mund të pinë ujë mjaftueshëm.

Simptomat e dehidratimit gjatë shtatzënisë: Si ta dalloni?

Dehidratimi i lehtë është i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Simptomat e hershme përfshijnë:

– Kapsllëk.

– Urinë me ngjyrë të verdhë të errët.

– Ulje e sasisë së urines.

– Goja e thatë dhe buzë të çara.

– Ndjesi etjeje.

– Dhimbje koke.

Nëse trupi nuk merr ujë të mjaftueshëm kur ndodhet në një gjendje dehidratimi të lehtë, simptomat mund të përkeqësohen dhe përfshijnë lodhje, marramendje, ndjesi mbinxehjeje dhe kontraktime Braxton Hicks (tkurrje të mitrës që nuk lidhen me lindjen). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKomuna e Pejës me mbi 2 mijë të punësuar, por vetëm 5 persona me aftësi të kufizuara në punë
Artikulli i rradhës Ushtrimi për përmbytjet dhe situatat emergjente, Kosova merr pjesë me 17 anëtarë të AME-së

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.