Në muajt e parë të shtatzënisë, shumica e grave ende nuk duken shtatzëna. Fetusi është shumë i vogël gjatë kësaj faze, kështu që ndryshimet në bark zakonisht janë të padukshme për të tjerët, sidomos nëse është shtatzënia juaj e parë.
Sipas ekspertëve, gratë që janë shtatzëna për herë të parë zakonisht fillojnë të vërejnë barkun më vonë sesa ato që kanë qenë më parë shtatzëna, shkruan The Bump përcjell Gazeta Shneta.
Rreth javës së 12-të, mitra fillon të zgjatet dhe del nga zgavra e legenit. Në këtë pikë, ajo mund të ndihet pak mbi kockën pubike, dhe ky është një nga sinjalet e para fizike që barku do të fillojë të rrumbullakohet.
Ky ndryshim i lehtë por i rëndësishëm shënon fillimin e dukjes së barkut të shtatzënisë – ajo që shpesh quhet “gungë e foshnjës”. Për shumë gra, kjo është koha kur ndjejnë për herë të parë se shtatzënia po bëhet më reale edhe në pamje të jashtme.
Pasi barku fillon të rrumbullakohet, mund të jetë momenti i duhur për të filluar blerjen e rrobave të rehatshme për shtatzëni, të cilat do të ju ndihmojnë të ndiheni mirë dhe të përgatiteni për muajt në vijim. /Gazeta Shneta/


