Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat që tregojnë se bebja është gati për ushqime të ngurta

Këshilla për shtatzëna 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çdo fëmijë rritet dhe zhvillohet me ritmin e vet. Një nga dilemat më të mëdha për prindërit e herës së parë është përcaktimi i kohës së duhur për të kaluar nga qumështi në ushqime të ngurta.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, disa shenja kryesore tregojnë se bebja është e gatshme për këtë hap të rëndësishëm transmeton Gazeta Shneta.

Fillon të përtypë – Kur bebet fillojnë të brejnë duart ose çdo objekt që kapin, tregon se refleksi i përtypjes po zhvillohet dhe ata po përgatiten për ushqime të ngurta.

Qëndron ulur (edhe me ndihmë) – Foshnja duhet të jetë në gjendje të qëndrojë ulur me trupin relativisht të qëndrueshëm, edhe nëse ka nevojë për mbështetje. Kjo është e nevojshme për ushqyerje të sigurt.

Mban kokën drejt – Kontrolli i kokës është thelbësor për të gëlltitur ushqimin. Vetëm pasi foshnja të mund ta mbajë kokën drejt pa vështirësi, mund të fillojë me ushqime të ngurta.

Shfaq interes për ushqimin – Kur bebja shikon me kureshtje të tjerët duke ngrënë, përpiqet të prekë ose të marrë ushqim nga pjata e tyre, kjo është një shenjë e qartë që është gati të provojë shije të reja.

Fut gjërat në gojë – Kjo sjellje, e zakonshme tek bebet, tregon jo vetëm zhvillim motorik, por edhe gatishmëri për të filluar procesin e të ushqyerit.

Prindërit duhet të vëzhgojnë këto shenja dhe, para se të fillojnë ushqimin e ngurtë, të këshillohen me pediatrin për të siguruar që foshnja është plotësisht e përgatitur. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSpitali i Pejës në 24 orët e fundit: 3,703 analiza dhe qindra shërbime për pacientët
Artikulli i rradhës Spitalet në Gaza drejt kolapsit, mjekët detyrohen të operojnë pa anestezi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.