Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Detaje se si përfundoi në pranga mjeku Behar Kamberi për përndjekjen e moderatores në Tiranë

Lajme 29/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek 42-vjeçar nga Kosova, i quajtur Behar Kamberi, është arrestuar së fundmi nga policia shqiptare nën akuzën e përndjekje së moderatores sportive, A.B..

Siç raportojnë mediat shqiptare me burime, Kamberi dyshohet se ka ndjekur vazhdimisht moderatoren, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo.

Mësohet se moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku është ftuar të paraqitej. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët e Komisariatit Nr. 2 kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.

Behar Kamberi ndodhet aktualisht në paraburgim në ambientet e burgut “Mine Peza”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi rastin, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Artikulli paraprakNesër skadon masa e Kushtetueses, çfarë do të ndodhë me Kuvendin dhe formimin e Qeverisë?
Artikulli i rradhës Raporti i shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.