Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i ri zbulon si ndryshon truri i grave gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 07/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se truri i grave pëson ndryshime të dukshme gjatë shtatzënisë, një zbulim që mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të çrregullimeve si depresioni pas lindjes.

Shkencëtarët kanë analizuar trurin e një gruaje gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, duke krijuar hartën e parë të detajuar të këtij procesi, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

“Ne donim të shikonim trajektoren e ndryshimeve të trurit në mënyrë specifike gjatë dritares së shtatzënisë,” shpjegoi Laura Pritschet, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara.

Autorët shpresojnë që ky hulumtim të ndihmojë një ditë në identifikimin e shenjave të hershme të çrregullimeve mendore, përfshirë depresionin pas lindjes. Për këtë qëllim, ekipi kërkimor ndoqi nga afër, Liz Chrastil, shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, që mbeti shtatzënë përmes fekondimit in vitro (IVF).

Gjatë gjithë shtatzënisë dhe për dy vjet pas lindjes, studiuesit kryen skanime të shumta MRI dhe analiza gjaku për të ndjekur ndryshimet në trurin e saj. “Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë,” u shpreh Chrastil, bashkautore e studimit të botuar të hënën në revistën “Nature Neuroscience”.

Në total, u realizuan 26 skanime para, gjatë dhe pas shtatzënisë, dhe rezultatet treguan se më shumë se 80 për qind e rajoneve të trurit të studiuara kishin reduktime në vëllimin e lëndës gri – pjesa e trurit përgjegjëse për proceset mendore dhe njohëse. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë rinjtë që përdorin cigare elektronike po zhvillojnë varësi të fortë ndaj nikotinës
Artikulli i rradhës Ëmbëlsuesit artificialë të zakonshëm mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.