Mjekja e QKUK-së Siada Selmani i ka shkruar një koment ministrit në detyrë të Shëndetësisë në Facebook.
Selmani e cila punon në shërbimin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, po i kërkon Vitisë të ikë nga detyra e tij.
“Ben Vitia ik!” është komenti që Selmani ia ka shkruar Vitisë në një postim të tij në Facebook.
Komenti i doktoreshës së QKUK-së vjen në kohën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor. /Gazeta Shneta/





