Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ZKA zbulon parregullsi në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, dhjetëra raste u lanë pa u shqyrtuar për vite

Lajme 01/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ka pasur vonesa në shqyrtimin e aplikimeve për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, ndërsa ka evidentuar edhe raste të proceduara me dokumentacion të paplotë dhe vendime të Bordit që kanë mbetur të paekzekutuara për vite me radhë, sipas raportit të auditimit për vitin 2025.

Sipas ZKA-së, në fund të auditimit kishin mbetur në pritje 15 aplikime për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, me vlerë 392,381 euro. Prej tyre, dy aplikime datonin nga viti 2021, një nga viti 2023, nëntë nga viti 2024 dhe tre nga viti 2025, shkruan Gazeta Shneta.

“Kjo situatë tregon për vonesa në procesin e shqyrtimit dhe vendimmarrjes nga Bordi, duke ndikuar në efikasitetin dhe trajtimin me kohë të aplikimeve të parashtruara”, thuhet në raport.

Auditimi, në raportin vjetor të pasqyrave financiare për vitin 2025 për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, ka evidentuar gjithashtu se disa vendime të Bordit kanë mbetur të paekzekutuara për vite, ku vlera totale e tyre arrin në 483,651 euro.

“Në vitin 2019 kanë mbetur të paekzekutuara shtatë lëndë me vendime të bordit, në vitin 2022 është evidentuar një lëndë me vendim në pritje të pagesës, në vitin 2023 janë evidentuar tri lëndë me vendime në pritje të pagesës, në vitin 2024 janë evidentuar pesë lëndë me vendime në pritje të pagesës dhe në vitin 2025 janë evidentuar tetë lëndë në pritje të pagesës me vendime të bordit” – thuhet në raport.

Sipas auditorit, kjo situatë lidhet me mungesën e koordinimit ndërmjet njësive përgjegjëse për përgatitjen e lëndëve dhe sektorit financiar, si dhe me mosveprimin në kohë për prioritizimin dhe realizimin e pagesave për vendimet e miratuara.

Në një gjetje tjetër, auditorët kanë konstatuar 24 raste, me vlerë 738,786 euro, ku fletëzotimet janë lëshuar pa u përmbushur kriteret e përcaktuara në udhëzimet administrative ose janë proceduar aplikime me dokumentacion të paplotë, ku këto lëndë kanë mbetur të paplotësuara dhe të pashqyrtuara, ndonëse i përkasin periudhës 2020–2021.

Po ashtu, auditori ka gjetur se në 10 raste në vlerë totale prej 335 mijë euro, të cilat i përkasin periudhës pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ në vitin 2023, fletëzotimet janë lëshuar në kundërshtim me kërkesat e udhëzimit, sipas të cilit kërkohet paraqitja e tre pro-faturave.

Në 10 raste të tjera në vlerë prej 258 mijë euro që i përkasin periudhës sa ishte në fuqi UA-03/2017, i cili kërkonte paraqitjen e dy pro-faturave nga institucione shëndetësore të ndryshme, fletëzotimet janë lëshuar pa përmbushur kërkesën për bashkëngjitjen e dy pro-faturave, siç parashihej në udhëzim.

ZKA ka gjetur po ashtu se në katër raste në vlerë prej 145 mijë euro kur lëndë me dokumentacion të pakompletuar janë proceduar për shqyrtim në Bordin për TMJIShP, i cili më pas i kishte kthyer lëndët për plotësim të dokumentacionit.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka vlerësuar me opinion të pamodifikuar pasqyrat financiare vjetore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Opinion ky i cili konsiderohet niveli më i lartë i vlerësimit dhe jepet kur pasqyrat financiare paraqesin gjendjen në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit.

Në fund, ZKA ka dhënë gjithsej katër rekomandime, nga të cilat dy janë të reja, ndërsa dy të tjera përsëriten nga vitet paraprake.

Sipas gjetjeve, Fondi kishte pranuar dy rekomandime edhe në raportin e mëhershëm, por ato nuk janë zbatuar deri në përfundimin e auditimit të fundit.

Raportin e plotë e gjeni KETU./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakHajdari nuk mori pjesë në mbledhjen e Bordit ku u votua për vazhdimin e kontratës së Azizit
Artikulli i rradhës Kreatina mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit, por provat ende nuk janë të mjaftueshme

Ju sugjerojmë

Shenjat biologjike të Alzheimerit mund të parashikojnë përparimin e demencës edhe te personat mbi 80 vjeç

01/07/2026 Lajme

Hajdari nuk mori pjesë në mbledhjen e Bordit ku u votua për vazhdimin e kontratës së Azizit

01/07/2026 Lajme

Maqedoni, pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

01/07/2026 Lajme

Gjendet trupi i personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

01/07/2026 Lajme

Spanja regjistron qershorin e dytë më të nxehtë në histori, afro 900 persona humbën jetën nga i nxehti

01/07/2026 Lajme

QKUK: Furnizimi me oksigjen medicinal po vazhdon pa ndërprerje, kontrata e re në procedurë

01/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.