Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

125 persona infektohen me norovirus në një anije turistike gjatë lundrimit drejt Alaskës

Lajme 03/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 120 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u infektuan me norovirus, një virus shumë ngjitës që shkakton infeksione të stomakut dhe zorrëve, gjatë një udhëtimi 20-ditor me anije turistike nga San Francisko drejt Kanadasë dhe Alaskës.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në anijen Ruby Princess u infektuan 102 pasagjerë dhe 23 anëtarë të ekuipazhit. Anija kishte në bord gjithsej 3,032 pasagjerë dhe 1,144 punonjës, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Norovirusi është një nga shkaktarët më të zakonshëm të gastroenteritit dhe përhapet lehtësisht përmes ushqimit, sipërfaqeve të kontaminuara ose kontaktit të ngushtë me persona të infektuar, veçanërisht në ambiente të mbipopulluara si anijet turistike.

Simptomat përfshijnë të vjella të papritura, diarre dhe dhimbje barku, të cilat zakonisht zgjasin deri në tre ditë. Edhe pse shumica e të prekurve shërohen shpejt, infeksioni mund të jetë më i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Kompania Princess Cruises njoftoi se ekuipazhi reagoi menjëherë duke zbatuar masa të shtuara higjienike dhe dezinfektimi në të gjithë anijen. Sipas kompanisë, anija do t’i nënshtrohet një pastrimi dhe dezinfektimi të plotë përpara nisjes së udhëtimit të radhës.

CDC bëri të ditur se ky është shpërthimi i shtatë i sëmundjeve infektive i raportuar këtë vit në anijet turistike nën juridiksionin e saj, ku shumica e rasteve kanë qenë të lidhura me norovirusin.

Ekspertët rekomandojnë larjen e duarve me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, pasi dezinfektuesit me bazë alkooli nuk janë gjithmonë efektivë kundër norovirusit.

Artikulli paraprakImplanti nga titani i pastër vjen edhe në tregun e Kosovës
Artikulli i rradhës Katër të plagosurit në Podujevë transferohen në klinika të ndryshme, bëhet e ditur gjendja e tyre

Ju sugjerojmë

Vala ekstreme e të nxehtit shkaktoi mbi 4 mijë vdekje shtesë në Evropën Perëndimore

03/07/2026 Lajme

346 pacientë u trajtuan me terapi fikse ortodontike në QKSK gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

03/07/2026 Lajme

Katër të plagosurit në Podujevë transferohen në klinika të ndryshme, bëhet e ditur gjendja e tyre

03/07/2026 Lajme

Implanti nga titani i pastër vjen edhe në tregun e Kosovës

03/07/2026 Lajme

AKPM s’ka banderola të kaltra e të kuqe qe gati dy muaj

03/07/2026 Lajme

Vala e të nxehtit në Francë shkaktoi rritje të vdekjeve me gati 30% brenda një jave

03/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.