Mënyra e ushqimit dhe tradita e të ushqyerit, ka ndikim shumë me tepër në shëndetin tonë se sa është menduar më parë, e kjo sidomos është më e shprehur gjatë shtatzënisë.
Në shtatzëni vlejnë gati të njëjtat rregulla për ushqimin dhe mënyrën e të ushqyerit si edhe jashtë shtatzënisë.
– Ushqim me shumë vlerë dhe i shumëllojshëm
– Ushqim i pasur me vitamina dhe minerale
– Sheqer dhe yndyra në sasi sa më të vogla
– Te kursehet kripa e kuzhinës.
– Prodhimet nga drithërat të pa përpunuar (kokrra e tërë) ?do ditë
– Të mos konsumohet duhan.
Gjatë shtatzënisë duhet pasur kujdes në këto këshilla:
– Mos përdorni-konsumoni alkool
– Marrja e lëngjeve ne sasi të mjaftuara
– Jo mish të freskët (rrezik të infektoheni me toksoplazmozë)
– Mos përdorni qumësht të pa zier-përpunuar termikisht si dhe prodhime nga qumështi i pa zier, (rrezik të infektoheni me listeriozë).
Gjatë shtatzënisë kërkesat për kalori dhe materie ushqimore shumë pak shtohen. Nga muaji i 4-të i shtatzënisë duhet të merren gjithsejtë 200-300 kalori shtesë në ditë, krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë. Sasia e gjithmbarshme e materieve ushqyese nuk duhet të shtohet, e sidomos jo sipas thash e thënave të merret ushqim sa për dy. Përparësi duhet dhënë prodhimeve ushqimore të cilat janë të varfra me kalori, ndërsa të pasura me vitamina dhe materie minerale (perime, pemë, patate, ushqime me drithëra me kokrra të pa përpunuara-të tëra, peshk, prodhime qumështi). Shtimi i lejuar i peshës trupore duhet të sillet nga 11-15 kg.
është shumë me rëndësi shpërndarja në mënyrë të barabartë e marrjes së shujtave. Duhet që të largoheni nga mos marrja e ushqimit në periudha të gjata gjatë ditës. Hani mëngjes mirë! Mos harroni qe te merrni sasi të vogla të ushqimit edhe në mes shujtave kryesore (mëngjesit dhe drekës)! Për të plotësuar me siguri nevojat ditore me materie ushqimore, është kusht që të merret një shujtë ditore e nxehtë me patate, perime, sallatë, dhe copëza mishi ose peshku.
– Me përdorimin e kripës së kuzhinës të jodizuar, ju bëni prevenimin e mungesës së jodit. Marrja në sasi të mjaftuara të jodit, ndihmohet dhe sigurohet edhe gjatë marrjes së ushqimeve me qumësht dhe peshk.
– Me marrjen e ushqimeve nga drithërat, pemët si dhe perimet te cilët nuk janë përpunuar-nuk u është larguar korja-lëvozhga, ju ndihmoni në parandalimin e obstipacionit (zbrazja rrallë e zorrës së trash), që është një dukuri e shpeshtë gjatë shtatzënisë.
– Sasia e pirjes së lëngjeve duhet të jetë në rreth 1-1.5 litër brenda 24 orëve. Ka veprim të mirë pirja e ujit mineral si dhe çajet e pemëve dhe bimëve, zakonisht pa sheqer ose me shumë pak sheqer. Mos përdorni kafe dhe çaj shumë të fort, koka kola, fanta e të ngjashme.