Sipas një studimi të Universitetit të Otavës në Kanada, foshnjat duket se ndjejnë më pak dhimbje nëse ato ushqehen me gji përderisa i marrin vaksinat e tyre.
Ky hulumtim u krye në bazë të rezultateve të 10 studimeve mbi temën. Qëllimi ishte të përcaktohej efekti i dhënies së gjirit gjatë vaksinës shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
“Gjilpërat edhe pse janë jetike për shëndetin e fëmijërisë, ato shkaktojnë shqetësime për foshnjat dhe mund të rezultojnë në ankth dhe frikë në të ardhmen çfarëdo lidhje me gjilpërat.”, theksuan kërkuesit.
Shumë prej foshnjave të vëzhguara ishin të moshave nga një deri në gjashtë muaj, dhe kërkuesit treguan se këto rezultate mund të ndryshonin nëse ata përqendroheshin më shumë tek foshnjat deri në një vit./Gazeta Shneta/