Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të parandaloni dhe të eliminoni qimet e rritura nën lëkurë në zonën intime

Femina 26/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëkura e pjesëve intime është më delikatja pas lëkurës së fytyrës. Ndonëse një zonë e mbrojtur nga agjentët e jashtëm, ndodh shpesh që lëkura rreth organit gjenital të irritohet.

Kjo mund të ndodhë për shkak të materialit të mbathjeve, pajisjeve të depilimit apo gjithëfarë arsyesh.

Qimet e rritura nën lëkurë janë problemi më shqetësues për shumë femra pasi nxjerrja e tyre nga lëkura e dëmton atë duke na lënë shenja.

Qimet nën lëkurë mund të jenë të dhimbshme mund të irritohen dhe të infektohen. Për të parandaluar këtë gjë dhe shfaqjen e tyre ja çfarë duhet të bëni përpara dushit, gjatë kohës që laheni dhe pas dushit, transmeton sekretebukurie.

Para dushit

Përdorni një sfungjer jo shumë të ashpër për të larë lëkurën rreth zonës intime. Fërkojeni lëkurën për disa minuta me ujë të ngrohtë dhe një larës të butë. Përgatiteni lëkurën duke bërë një pastrim jo shumë të fortë për të eliminuar shtresat e vdekura të lëkurës.

Në dush

Mënyra më e mirë për të depiluar qimet në zonën intime është brisku pasi kjo metodë nuk e dobëson qimen duke bërë që të rritet brenda. Përpara se të depiloheni lyeni lëkurën me një xhel hidratues dhe bjerini qimeve me brisk në drejtimin që rriten pa shumë presion.

Pas dushit

Pas dushi sigurohuni që lëkurën gjithnjë ta hidratoni dhe shmangni fërkimet 48 orë pas heqjes së qimeve.

 

Artikulli paraprakShëndetësia sot në grevë 24-orëshe, ‘për rroga dhe për popullin’
Artikulli i rradhës Ja gabimet që bëjnë vajzat çdo ditë me reçipeta

Ju sugjerojmë

Kur duhet të fillojnë mamografitë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit?

03/06/2026 Femina

Perimenopauza, periudhë kyçe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës te gratë

01/06/2026 Femina

Dieta mesdhetare vazhdon të konsiderohet ndër më të shëndetshmet në botë

31/05/2026 Femina

QIKA organizon fushatën “Java kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve!”

21/05/2026 Femina

Gratë që vuajnë në heshtje nga prolapsi i organeve pelvike

15/05/2026 Femina

Menopauza rrit rrezikun për shëndetin e zemrës tek gratë

15/05/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.