Një nënë e re i ka dhënë djalit të saj një ilaç që ia rekomanduan mjekët, por kjo ishte arsyeja pse djali i saj rezultoi në spital. Kjo ndau historinë e saj që prindërit tjerë të mos përsërisin këtë gabim.
Haley Lyons ka postuar foto në facebook duke përshkruar se si djali i saj kishte një reagim të ashpër ndaj ilaçit, gjatë kohës kur ishte i prekur nga lia e dhenve.
Mjekët e kanë rekomanduar Haley-n për medikamente me bazë të ibuprofenit për të qetësuar simptomat e lisë me të cilën ishte i prekur djali i saj Luis. Megjithatë, ajo përfundoi duke e dërguar në spital, si pasojë e helmimit të gjakut.
“Meqenëse lia e dhenve ka filluar të përhapet në mesin e fëmijëve, duhet të ritheksoj që asesi mos t’u jepet ilaç me bazë ibuprofeni. Këto barna shërbejnë si anti-inflamator dhe vjen deri në tërheqjen më të thellë në indet e lëkurës”, shkruan Haley.
Këtë rekomandim e kanë dhënë 4 mjekë, edhe pse studimet e fundit lidhur me këtë lloj ilaçi kanë treguar reaksione të rënda tek pacientët me variçelë.
Dr. Stephanie Smith, pediatre në spitalin e fëmijëve në Nottingham, ka theksuar se ekzistojnë raste që vijnë deri në komplikime si pasojë e përdorimit të ibuprofenit tek fëmijët me linë e dhenve, por që shanset janë relativisht të vogla.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se është shumë e nevojshme që mjekët dhe prindërit të informohen në lidhje me këtë.