Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ti thoni fëmiut nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri?

Këshilla për shtatzëna 14/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse ndonjëherë ndodheni në këtë lloj situate jo shumë të këndshme, patjetër bisedoni me fëmiun. I thuani që: “Të rriturit kanë nevojë për këtë. Do ta ketë edhe ai kur të rritet. Nuk ka asgjë të pazakontë, të shëmtuar apo të neveritshme”.

Seksualiteti është pjesë e privatësisë tuaj. I përkujtoni fëmiut që edhe ai ka të drejtën e privatësisë së tij, edhe ju tuajën. Kjo e drejtë do të mbetet gjithmonë kështu. Për shembull, ju nuk do ta lexoni ditarin e tij, sepse kjo është pjesë e privatësisë së tij, ti ndëgjoni bisedat e tij telefonike, e as ta përgjoni dhomën e tij kur të ketë shoqëri…Në anën tjetër, ju jeni person i rritur dhe e keni të qartë se çfarë nënkupton privatësia juaj. Një nga të drejtat tuaja në privatësi është edhe e drejta për seksualitet.

Mos e bindni fëmiun që nuk ka e ka parë atë çfarë ishte, ta gënjeni, ti thoni që ju dhe babi “vetëm keni lozur”, që kjo ishte e papritur, apo që bëni dashuri sepse dëshironi ti dhuroni një vëlla apo motër më të vogël.

Edhe nëse qëllimi juaj është të keni fëmijë, mos lejoni që fëmiu juaj të mendojë që ju po duroni dhe po mundoheni tepër (mu ashtu iu duket fëmijëve akti i prindërve duke bërë dashuri) për ti plotësuar atij dëshirën për vëlla apo motër.

Mos harroni që ti thoni fëmiut, që edhe nëse i duket traumatike ajo se çfarë ka parë, seksualiteti është shprehje e afërsisë dhe dashurisë. Veçanërisht, marrëdhënie intime kanë vetëm personat që duhen, dhe të cilët në këtë mënyrë i thellojnë emocionet e tyre.

Përfundimisht, mbani në mend që duke bërë dashuri me partnerin tuaj nuk jeni duke bërë asgjë të turpshme apo të pahijshme – kështu edhe referoheni në bisedën me fëmiun tuaj. Sqarojini atë se çfarë ka parë, kushtojini kohën që të përgjigjeni në pyetjet eventuale që mund ti ketë, dhe jini të relaksueshëm dhe të durueshëm. Nëse në vend të qetësisë ju dukeni të shqetësuar, keni frikë dhe turp, pikërisht ashtu do të pasqyroheni edhe para fëmiut tuaj./Beba Ime/

Artikulli paraprakGruaja që lindi pa vagjinë, shpreson të ketë fëmijë
Artikulli i rradhës Fotografitë që tregojnë se si duket trupi i femrës pas lindjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.