Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimi me gji i foshnjave: 10 arsye përse duhet bërë

Këshilla për shtatzëna 19/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sa vjen dhe shtohet numri i nënave që zgjedhin të mos ushqenjë foshnjet e tyre me gji. Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH, rekomandon që nuk duhet të hiqni dorë. Ja dhjetë arsye se përse duhet të vazhdoni të ushqeni foshnjet tuaja me gji.

Qumështi i nënës është thelbësor për mirëqenien e fëmijës, në fazat e para të jetës dhe për të ardhmen e tij, përveç kësaj ka dhe efekte pozitive për nënën të vërtetuara shkencërisht. I përdorur si ushqimi i vetëm deri në muajin e gjashtë, qumështi i gjirit është ekonomik , i thjeshtë dhe efektiv . Ja cilat janë avantazhet e tij:

Qumështi i nënës kursen kohë dhe para: është gjithmonë aty, në temperaturën e duhur dhe nuk ka nevojë për pajisje për përgatitjen. Përveç kësaj, ju do të kurseni paratë për blerjen e zëvendësuesit dhe pajisjeve të tjera

Qumësht i parë (colostrum) ka një vlerë të veçantë ushqyese për të porsalindurit (në sajë të përmbajtjes së lartë të proteinave  dhe  vitaminave )dhe zvogëlon rrezikun e mbipeshes dhe obezitetit.

Falë qumështit të gjirit i sapolinduri fiton imunitet : redukton shfaqjen e sëmundjeve  të ndryshme si infeksioni i veshit të mesëm, diarre, pneumonia, astma dhe alergjitë, kjo mbrojtje vazhdon për vite me rradhë dhe kur fëmija nuk pi më qumështin e gjirit. Edhe shfaqja e infeksioneve të rrugëve urinare, ekzemave dhe skuqjes në zonën e pelenave është me pak e zakonshme tek femijët që pijnë qumësht gjiri se sa tek ata që ushqehen me qumësht artificial.

Qumështi i gjirit nxit zhvillim në sjelljen e fëmijës, dhe sipas një studimi danez përmirëson IQ (inteligjencën) dhe ndikon në zhvillimin e trurit, e matur nëpërmjet aftësisë për tu zvarritur, mbajtjen e objekteve  dhe artikulimin e rrokjeve.

Duke qënë lehtësisht i tretshëm, qumështi i gjirit nuk jep fryerje nga gazrat dhe dhimbje barku për foshnjen.

Është një kontraceptiv natyral: për aq kohë sa një nënë ushqen me gji fëmijën e saj dhe nuk i është shfaqur sërish cikli , mbrojtja nga shtatëzanite e tjera gjatë gjashtë muajve është diku tek 98%.

Favorizon mirqënien psikologjike dhe emocionele të nënës duke i zhvilluar vetëvlerësimin dhe besimin në aftësitë e saj.

Sjell shumë përfitime për shëndetin e nënës: lehtëson rikthimin e formës fizike pas lindjes së fëmijës dhe duke rritur nevojat për energji, ndihmon për të hequr  kilet e tepërta të akumuluara gjatë shtatzënisë. Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, kancerit të gjirit dhe e vezoreve.

Zvogëlon rrezikun e anemisë: pas lindjes së fëmijës, sa herë nëna ushqen me gji,muskujt  e saj  të mitrës kontraktohen, duke parandaluar humbjen e tepërt të gjakut. Gjatë muajve, dhënia e gjirit zvogëlon frekuencën dhe zhvillimin  e anemisë për shkak se vonon kthimin e ciklit mujor, kjo ndihmon nënën për të rindërtuar rezervat e saj të hekurit në gjak.

Forcon lidhjen afektive: gjatë ushqimit me gji rritet kontakti i nënës me fëmijën duke përmirësuar njohjen e ndërsjelltë.

Artikulli paraprakA ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?
Artikulli i rradhës A është e vërtetë se shtatzënia shkakton harresën?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.