Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?

Femina 19/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në të kaluarën, pas natës së parë të dasmës ishte zakon varja në dritare e çarçafëve të përgjakur, dëshmi e humbjes së virgjërisë së nuses. Zakon i vjetëruar dhe i bazuar në një besim te gabuar: Gjatë marrëdhënies së parë seksuale jo gjithmonë gruaja ka gjakrrjedhje!

Këtë e thonë të gjithë mjekët,kudo në Botë. Pavarësisht këtij fakti të pakundërshtueshëm, vecanërisht në vendin tonë,në një pjesë të madhe të popullsisë ende qëndron i gjallë mentaliteti i vjetër.

Gjakrrjedhja është pasojë e carjes së himenit, nëse kjo ndodh, ju do të vini re disa pika gjaku të kuqe, rrjedhja ndalon vetë në një kohë të shkurtër, por mund të përsëritet në raportet e mëvonshme, veçanërisht në qoftë se pozicioni ndryshon.

Por meqënëse kjo cipë furnizohet shumë pak nga enët e gjakut, ka mundesi që të mos ketë asnjë humbje gjaku.

Konsistenca, forma dhe shkalla e elasticitetit të membranës ndryshojnë nga një grua në tjetrën, nëse cipa e virgjërisë është e ngurtë, ajo priret të cahet menjëherë, por kur ajo është shumë elastike mund të zgjerohet pa u carë.

Madje disa vajza nuk e kanë cipën e himenit të zhvilluar ,formuar plotësisht ose ajo i është carë që më parë, gjatë kohës së praktikimit të sporteve të ndryshme,ngarjes së bicikletës,kalërimit,etj.

Edhe dhimbja nuk është një rregull. Ndodh vetëm në qoftë se femra nuk  është e relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm: muskujt e murit vaginal rrijnë të kontraktuar dhe mukoza është pak e lubrifikuar, si rrjedhojë depërtimi bëhet i vështirë, rrjedhimisht i dhimbshëm. Përndryshe më së shumti ndihet një siklet i lehtë.

Nëse gjakrrjedhja nuk është sinonim i Virgjërisë ( ekzistojnë ndërhyrje kirurgjikale të cilat e bëjnë të mundur “pergjakjen e carcafëve” edhe pas shumë vitesh eksperiencë),e kundërta,pra mungesa e gjakut, nuk do të thotë aspak se një femër nuk është e virgjër.

Artikulli paraprakTrendi jo vetëm shqiptar, “rikthimi” i virgjërisë
Artikulli i rradhës Ushqimi me gji i foshnjave: 10 arsye përse duhet bërë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.