Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa të mirë e keni kujtesën? Ky test zbulon sa të mprehtë jeni

Jetë 20/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A keni problem ta mbani mend numrin e celularit shokut/shoqes të ngushtë? Keni nevojë për ndihmën e kalendarit kur dëshironi ta konfirmoni ndonjë takim? Sipas një eksperti të kujtesës, celulari i mençur mund të jetë fajtori për këto. Sipas tij, kohëve të sotme jemi duke e shfrytëzuar më pak se kurrë aftësinë tonë për të mbajtur në mend.

Si çdo muskul tjetër në trup, aq më pak që e ushtrojmë trurin, aq më dembel bëhet. Prandaj është e rëndësishme të ushtrohet për ta përmirësuar memorien. Veç kësaj, Chester Santos, kampion botëror i mbajtjes në mend dhe autor i Instant Memory Training for Success, sugjeron t’i nënshtroheni këtij testi të kujtesës për të zbuluar se sa të mirë e keni. Lexojeni këtë listë 14 fjalë të shkruara, por jo më shumë se dy herë dhe përpiquni t’i mbani mend.

Majmun Zarf

Lum Letër

Hekur Laps

Litar Shtëpi

Balonë Kërmill

Pemë Djathë

Këpucë Guri

Tani, në një fletë shkruani të gjitha fjalët që i keni mbajtur në mend. Pasi t’i shkruani, krahasojeni fletën me listën që gjendet më lart.

1-5 fjalë: Nëse i keni kaq fjalë që i keni mbajtur në mend, atëherë kujtesën e keni shumë të dobët. Pra, keni nevojë për strategji të ndryshme të cilat ju ndihmojnë të bëheni më të prehtë. 6-8 fjalë: Jeni mesatar, mirëpo ka vend për përmirësim.

9-12 fjalë: Varësia nga Google dhe aplikacionet e ndryshme ende nuk e kanë shtruar efektin tek ju, mirëpo kujtesën e keni shumë të aftë.

13-14 fjalë: Jeni yll i memories! Aftësia juaj për të mbajtur mend mund të shfrytëzohet për t’u avancuar në jetën profesionale dhe për të korrur shumë sukses. Megjithatë, pavarësisht se çfarë rezultati keni shënuar, lajmi i mirë është ky: Sipas Santos, libri i të cilit i ndihmon njerëzit ta ushtrojnë trurin dhe ta përmirësojnë kujtesën, çdo njeri është i aftë t’i qëllojë 14 fjalët e lartcekura. Këtë mund ta bëni përmes metodave apo strategjive të ndryshme të të mbajturit në mend, siç është kthimi i fjalëve në imazhe./Indeks Online/

Artikulli paraprakMos e injoroni këtë shenjë, mund të jetë shkaku kryesorë i dhimbjes së shpinës
Artikulli i rradhës Kjo metodë për ta lënë duhanin po konsiderohet si më efikasja, sipas shkencëtarëve

Ju sugjerojmë

Arrat përmbajnë minerale të rëndësishme, por organizmi nuk i përthith të gjitha

12/06/2026 Jetë

Varfëria ndikon më shumë në zhvillimin e trurit të fëmijëve sesa inteligjenca apo stili i prindërimit

12/06/2026 Jetë

Gratë vuajnë më shumë nga apnea e gjumit, por shpesh diagnostikohen më vonë

11/06/2026 Femina

SHBA miraton për herë të parë pas 20 vitesh një përbërës të ri për kremrat kundër diellit

11/06/2026 Jetë

Alarm nga studiuesit: Suplementi i njohur për dhimbjet e kyçeve mund të përshpejtojë Alzheimerin

11/06/2026 Jetë

Studimi i ri vë në pikëpyetje saktësinë e diagnozave të shëndetit mendor

11/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.