Bebja me peshën më të madhe deri tani, ka lindur në spitalin e Queensland Rockhampton, me 6.02 kg.
Maisie Lily Macdonald kishte edhe një befasi tjetër për prindërit e saj, bebja arriti një javë para afatit të caktuar nga doktorët, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Babai i bukuroshës së vogël ka shfrytëzuar llogarinë personale në Facebook për të ndarë lajmin e mrekullueshëm me miqtë dhe familjarët. Duke u treguar se vajza e tij ka thyer rekordin e lindjes së bebeve në këtë spital, për peshën më të madhe.
Postimi i tij në Facebook, morri qindra pëlqime, dhe arriti në syrin e secilit anë e kënd botës.
Për ndryshe, bebja e sapolindur dhe nëna e saj, tani janë shëndosh e mirë. /Gazeta Shneta/