Një foto ka përpirë internetin së fundmi.
Shkrimtarja Jill Krause nga Teksas, postoi në rrjet imazhin e një infermiereje që ndihmonte në tualet një grua, pak çaste pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë, shkruan Koha Jone, transmeton Gazeta Shneta.
Bashkë me foton, Krause postoi edhe një mesazh me fjalë vlerësuese për punonjësit e spitalit, të cilët e ndihmuan atë që të sillte në jetë 4 fëmijë.
Fare pak kohë pasi postoi këtë imazh të shkrepur në maternitetin e Kentucky, imazhi i realizuar nga fotografja Katie Lacer u bë viral, duke bërë gra nga e gjithë SHBA të postonin foto dhe të tregonin historitë e tyre personale, se çfarë do të thotë të kesh një infermiere që të ndihmon kur lind fëmijë.
Vetë shkrimtarja Krause, ndër të tjera shkruajti:
“Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e infermiereve që me ndoqën në tualet pasi linda çdo fëmijë. Në atë moment isha kaq e pambrojtur, e lodhur, e trembur, e tronditur. Ato më trajtuan me kaq mirësi dhe dinjitet”. /Gazeta Shneta/