Kur Dainelle pa një post në grupin e nënave përreth një mënyre efektive për të zhbllokuar kanalet e qumështit ndërsa ushqente me gji, ajo nuk hezitoi ta tentonte metodën.
“Kam pasur mastit katër herë me djalin tim. Provova gjithçka, qysh nga fërkimi, shtrëngimi, dushet e nxehta – gjithçka.”, tha ajo për Kidspot.
Por, me sa duket, nëna ka gjetur mënyrën e duhur për të pompuar gji për foshnjen, ku sipas saj, zgjidhja është vibratori, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo shpjegon metodën, duke paralajmëruar ta aplikojnë 10 minuta para se ta futni në gji foshnjen. Vibratori duhet të fërkohet rreth gjirit për disa minuta, pastaj ta lani atë.
Danielle e pranon që ajo nuk priste që ky truk të funksiononte për problemin e saj, por e dinte me siguri të plotë që nuk do të sillte dëm./Gazeta Shneta/