Nga vendi prej ku kanë vendosur të kalojnë muajin e mjaltit Labi e Qëndresa, tashmë nuk ndalojnë së publikuari imazhe, shkruan Kosovarja.
Për të mos thënë, se janë vetëm pamje fillimi, ndonëse priten akoma imazhe më të bukura nga çifti i këndshëm.
Por, ajo që realisht zgjoi kurreshtje ditën e martesës së tyre, ishte barku i fryer i Qëndresës, për të cilin u aludua për një shtatzëni të mundshme, e madje këtë e konfirmonin edhe urimet e kolegëve të intervistuar me rastin e ceremonisë martesore.
Mirëpo, çifti në fjalë çuditërisht e mohoi një gjë të tillë. E tani fotoja e fundit që Labi publikoi në Instastory, po jep sinjal krejt tjetër.
E bukura Qëndresë, shfaqet mjaft e thjeshtë dhe e freskët, por detaji që merr vëmendje është tendenca e fshehjes së barkut edhe kësaj radhe.
Epo, e rëndësishme që Labi e Qëndresa gëzojnë një harmoni të përbashkët, ndërsa nëse janë në pitjen e ardhjes në jetë të fëmijës së parë, kjo edhe do të kuptohet.