Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjithçka që nënat duhet të dinë në lidhje me HIV/AIDS

Këshilla për shtatzëna 01/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua shtatzënë që infektohet me HIV mund ta kalojë virusin te foshnja e saj gjatë shtatzënisë, lindjes dhe përmes dhënies së gjirit.

Si transmetohet HIV nga nëna tek foshnja?

Gratë shtatzëna që janë të infektuara me HIV mund ta transmetojnë sëmundjen përmes gjakut. Kjo ka shumë të ngjarë që të ndodhë në javët e fundit të shtatëzanisë apo gjatë lindjes. Ushqyerja me gji e foshnjës gjithashtu mund të transmetojë HIV, pasi që HIV gjendet në gjirin e grave, transmeton Gazeta Shneta

Mundësia ekzistuese e kalimit të HIV-it tek fëmija nëse nuk trajtohet me kohë është 15-45%.

Si ta kuptoni nëse keni HIV?

Nëse jeni shtatzënë, është e rëndësishme të merrni pjesë në vizitat para lindjes, pasi këtu mund të bëni një test HIV.

Juve do t’iu ofrohet një test në takimin tuaj të parë. Nëse rezultati del pozitiv, ju do të inkurajoheni që menjëherë të filloni trajtimin.

Juve gjithashtu do t’ju ofrohet një test në tremujorin tuaj të tretë, më saktësisht nga jave e 28-të.

Sipas Avert, nëse në çdo moment gjatë fazës suaj të shtatzënisë ose gjidhënies mendoni se keni qenë e ekspozuar ndaj HIV, duhet të merrni profilaksinë post-ekspozuese (PPE).

PPE duhet të merret brenda 72 orëve dhe parandalon shpërndarjen e HIV-it në trupin tuaj dhe fëmijës tuaj. Nëse jeni duke ushqyer me gji, duhet të diskutoni nëse do të vazhdoni me mjekun tuaj.

Si mund ta parandaloj HIV-in tek fëmija im?

Nëse rezultati i testit të HIV është pozitiv, ka një numër të gjërave që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e kalimit të HIV tek fëmija juaj.

Trajtimi për të mbrojtur fëmijën tuaj

Bërja e trajtimit siç duhet mund të zvogëlojë rrezikun që foshnja juaj të lindë me HIV në më pak se 1%

Nëse keni kuptuar se jeni HIV pozitiv para se të keni mbetur shtatzënë, mund të filloni trajtimin tashmë.

Nëse keni vërejtur se jeni HIV pozitiv gjatë shtatzënisë tuaj, rekomandohet që menjëherë të filloni trajtimin dhe të vazhdoni ta bëni atë çdo ditë për tërë jetën.

Fëmijës tuaj do t’u jepet edhe trajtim katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të parandaluar zhvillimin e infektimit me HIV.

Mbrojtja e fëmijës tuaj gjatë lindjes

Nëse ju merrni trajtimin tuaj të duhur, ai do të ulë sasinë e HIV-it në trupin tuaj aq shumë sa që thuhet se është ‘ jo-mandatues’ (ngarkesë virale e pakontekstueshme).

Kjo do të thotë që ju mund të planifikoni të keni një lindje normale, vaginale, pasi që rreziku i kalimit të HIV tek fëmija juaj gjatë lindjes së fëmijës do të jetë jashtëzakonisht i vogël.

Nëse nuk keni një ngarkesë të pakontekstueshme virale, mund të ju ofrohet një seksion cezarian, pasi kjo ka përbën një rrezik më të vogël të kalimit të HIV tek fëmija juaj.

Mbrojtja e fëmijës tuaj gjatë të ushqyerit me gji

Qumështi i gjirit përmban HIV. Sidoqoftë, udhëzimet për dhënien e gjirit ndryshojnë varësisht nga burimet që janë në dispozicion për ju.

Nëse nuk e zieni gjithmonë shishën e formulës me ujë të ngrohtë, atëherë juve dhe foshnjës do t’iu nevojitet të bëni trajtim antiretroviral

Nëse ushqeni me gji, gjithmonë duhet të bëni trajtimin tuaj dhe të përdorni vetëm këtë mënyrë të ushqyerit për të paktën 6 muaj. Përzierja e qumështit të gjirit dhe ushqimeve të tjera para kësaj kohe rrit rrezikun e foshnjës suaj për HIV.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse do të ushqeni me gji ose jo, bisedoni me një profesionist të kujdesit shëndetësor për më shumë këshilla të specializuara.

Fëmija im ka HIV?

Fëmija juaj duhet të testohet për HIV në lindje, dhe përsëri katër deri në gjashtë javë më vonë.

Nëse rezulton negativ, fëmija juaj duhet të testohet përsëri në muajin e 18-të dhe / ose kur të keni përfunduar të ushqyerit me gji, për të gjetur statusin përfundimtar të HIV-it për fëmijën tuaj.

Nëse ndonjë nga këto teste rezulton pozitiv, fëmija juaj do të duhet të fillojë menjëherë trajtimin. Bisedoni me mjekun dhe merrni pjesë në takimet e ardhshme për t’u siguruar që fëmija juaj ta ketë trajtimin e duhur./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQeveria ndan 11 milionë euro për blerjen e barnave dhe materialeve
Artikulli i rradhës Numri i rasteve me HIV/AIDS në Kosovë gjatë vitit 2016

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.