Në muajin mars të këtij viti, vaksina Pfizer raportoi se vaksina e tyre kundër Covid tregoi efikasitet 100 për qind në parandalimin e infeksioneve Covid tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Deri më tani, të dhënat kanë treguar se vaksina kundër Covid do të ketë kohëzgjatje më shumë se katër muaj pas marrjes së dozës së dytë tek adoleshentët shkruan Very Well Health, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Vaksina kundër Covid ka qenë në përdorim për këtë grupmoshë që nga muaji maj, kur Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) zgjeroi fushën e autorizimit të saj për përdorim urgjent (EUA).
Tani, zhvilluesit e vaksinave synojnë t’i dorëzojnë këto të dhëna të reja afatgjata në FDA si pjesë e aplikimit të tyre për të zgjeruar miratimin e plotë të vaksinës për individët e moshës 12 vjeç e lart.
A do të kenë nevojë adoleshentët për një dozë përforcuese apo dozë të tretë të vaksinës?
Ekspertët thonë se është e mundur që efikasiteti i vaksinës tek adoleshentët të zbehet me kalimin e kohës, por nevojiten më shumë të dhëna për të ditur me siguri.
Ne do të vazhdojmë të mësojmë më shumë rreth efektivitetit të vaksinave në botën reale, ndërsa më shumë adoleshentë vaksinohen kundër COVID-19.
“Nevoja për përforcues në këtë grupmoshë do të varet nëse ka infeksione të reja me kalimin e kohës,”, tha Thomas Murray./Gazeta Shneta/