Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet t’i ushqeni fëmijët me lëng frutash gjatë vitit të parë?

Këshilla për shtatzëna 26/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) i ka përditësuar rekomandimet, sa i përket konsumimit të lëngjeve të frutave te fëmijët e vegjël.

Më herët, APP kishte rekomanduar prindërit që të mos i jepnin lëngje frutash fëmijëve gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së tyre, shkruan bellybelly.com.au. Megjithatë, tash rekomandojnë që fëmijët nuk duhet të pinë lëngje frutash para se ta kalojnë ditëlindjen e parë, transmeton Gazeta Shneta.

Ku qëndron problemi me lëngjet e frutave?

Për vite me radhë, lëngjet e frutave janë konsideruar pije të shëndetshme dhe veçse janë pjesë e listës së ushqimeve për shumë bebe. Andaj, me siguri po hamendësoni se pse nuk duhet të pinë lëngje pemësh fëmijët më të vegjël se një vit? Këto janë disa nga arsyet…

  • Një nga problemet është se lëngjet e frutave mund të përmbajnë sasi të madhe të sheqerit.
  • Edhe nëse nuk kanë sheqer të shtuar, sheqeri natyral në fruta mund të shkaktojë zgavra dentare nëse konsumohet në formë lëngu.
  • Po ashtu, nëse fëmjët ngopen me lëngje frutash, ata nuk do të mund t’i marrin vlerat ushqyese të duhura nga qumështi i gjirit, e që janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Udhëzimet nga AAP këshillojnë pediatrët që t’i njoftojnë prindërit se lëngjet e frutave përmbajnë vlera ushqyese të vogla dhe nuk duhet t’i ushqejnë foshnjet me to. Po ashtu, ata rekomandojnë që fëmijët më të vjetër se 1 vit, të konsumojnë sasi të kufizuara të lëngjeve të frutave. Fëmijët mes moshës 1 dhe 3 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se katër pije frutash në ditë. Po ashtu, sipas AAP, nëse veç ushqehen shëndetshëm, fëmijët e kësaj moshe nuk kanë nevojë të pinë lëngje frutash.

Fëmijëve më të vjetër se 1 vjeç mund t’ju jepni lëng frutash, por në vend të tij, mund t’ua ofroni një gotë ujë. Mos u brengosni, nuk do t’i cenoni diçka, por do t’ua ofroni mundësinë të mësohen dhe të ushqehen më shëndetshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBebet në inkubator flejnë më mirë nëse e dëgjojnë zërin e nënës
Artikulli i rradhës Ledhatoni dhe prekni butësisht foshnjet, kjo i bën mirë trurit të tyre

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.