Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ledhatoni dhe prekni butësisht foshnjet, kjo i bën mirë trurit të tyre

Këshilla për shtatzëna 26/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ledhatimi dhe prekja e butë, ndikojnë pozitivisht te foshnjet e porsalindura, sipas një studimi të ri.

Foshnjet e porsalindura e provojnë botën përmes prekjes. Hulumtuesit nga Nationwide Children’s Hospital në Ohio studiuan reagimin e trurit te 125 foshnje (përfshirë edhe ato të lindura parakohe) dhe zbuluan se ledhatimet apo prekjet e hershme janë të rëndësishme për bebet, transmeton Gazeta Shneta.

Sa më shumë që i përqafoni, ledhatoni apo i prekni butësisht, truri i tyre zhvillohet më shumë, sipas këtij studimi.

Si ndikon kjo?

Kur lindin foshnjat lindin kur truri dhe sistemi neurologjik i tyre, ende nuk janë zhvilluar plotësisht. Kjo vërehet sidomos tek foshnjat e lindura para kohe. Prekja e hershme është e rëndësishme për t’i ndihmuar foshnjat të arrijnë zhvillimin normal ndijor. Kur foshnjat përjetojnë një prekje të butë, duhet të ketë një përgjigje apo reagim nga truri i tyre.

Ajo që zbuluan studiuesit në Nationwide Children’s Hospital, ishte që disa foshnje kishin më pak përgjigje ndaj prekjes së butë. Për shembull, foshnjat e lindura para kohe kishin më shumë të ngjarë të reagonin më pak ndaj prekjes së butë sesa foshnjat e lindura me kohë, andaj edhe kanë më shumë nevojë për një gjë të tillë.

Nathalie Maitre, nga Nationwide Children’s Hospital & Vanderbilt University Medical Center, thotë “Nëse foshnjat e lindura para kohe marrin prekje të buta, mbështetëse, siç është kujdesi lëkurë-më-lëkurë nga prindërit, është thelbësore për ta ndihmuar trurin e tyre që t’i përgjigjet prekjes së butë në mënyra të ngjashme me ato të foshnjave që kanë qëndruar nëntë muaj në barkun e nënës.”

Nëse prindërit nuk mund ta bëjnë këtë, spitalet mund ta marrin në konsideratë sugjerimin që të angazhojnë terapistë apo profesionistë për foshnjet e lindura para kohe.

Pse ka rëndësi ky informacion për prindërit?

Nëse foshnja juaj ka lindur para kohe, apo ka ndonjë komplikim shëndetësor, ju mund t’ua lehtësoni edhe duke i prekur apo ledhatuar butësisht. Por edhe nëse bebeja ka lindur me kohë dhe nuk ka ndonjë komplikim, prapë ledhatojeni, sepse do t’i ndihmojë ta zhvillojë më shumë sistemin shqisor. Bebet e porsalindura kanë nevojë për më shumë dashuri! /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA duhet t’i ushqeni fëmijët me lëng frutash gjatë vitit të parë?
Artikulli i rradhës Si ndikon ekrani në trurin e fëmijëve?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.