Sa vjen dhe shtohet numri i nënave që zgjedhin të mos ushqenjë foshnjet e tyre me gji. Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH, rekomandon që nuk duhet të hiqni dorë. Ja dhjetë arsye se përse duhet të vazhdoni të ushqeni foshnjet tuaja me gji.
Qumështi i nënës është thelbësor për mirëqenien e fëmijës, në fazat e para të jetës dhe për të ardhmen e tij, përveç kësaj ka dhe efekte pozitive për nënën të vërtetuara shkencërisht. I përdorur si ushqimi i vetëm deri në muajin e gjashtë, qumështi i gjirit është ekonomik , i thjeshtë dhe efektiv . Ja cilat janë avantazhet e tij:
Qumështi i nënës kursen kohë dhe para: është gjithmonë aty, në temperaturën e duhur dhe nuk ka nevojë për pajisje për përgatitjen. Përveç kësaj, ju do të kurseni paratë për blerjen e zëvendësuesit dhe pajisjeve të tjera
Qumësht i parë (colostrum) ka një vlerë të veçantë ushqyese për të porsalindurit (në sajë të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe vitaminave )dhe zvogëlon rrezikun e mbipeshes dhe obezitetit.
Falë qumështit të gjirit i sapolinduri fiton imunitet : redukton shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme si infeksioni i veshit të mesëm, diarre, pneumonia, astma dhe alergjitë, kjo mbrojtje vazhdon për vite me rradhë dhe kur fëmija nuk pi më qumështin e gjirit. Edhe shfaqja e infeksioneve të rrugëve urinare, ekzemave dhe skuqjes në zonën e pelenave është me pak e zakonshme tek femijët që pijnë qumësht gjiri se sa tek ata që ushqehen me qumësht artificial.
Qumështi i gjirit nxit zhvillim në sjelljen e fëmijës, dhe sipas një studimi danez përmirëson IQ (inteligjencën) dhe ndikon në zhvillimin e trurit, e matur nëpërmjet aftësisë për tu zvarritur, mbajtjen e objekteve dhe artikulimin e rrokjeve.
Duke qënë lehtësisht i tretshëm, qumështi i gjirit nuk jep fryerje nga gazrat dhe dhimbje barku për foshnjen.
Është një kontraceptiv natyral: për aq kohë sa një nënë ushqen me gji fëmijën e saj dhe nuk i është shfaqur sërish cikli , mbrojtja nga shtatëzanite e tjera gjatë gjashtë muajve është diku tek 98%.
Favorizon mirqënien psikologjike dhe emocionele të nënës duke i zhvilluar vetëvlerësimin dhe besimin në aftësitë e saj.
Sjell shumë përfitime për shëndetin e nënës: lehtëson rikthimin e formës fizike pas lindjes së fëmijës dhe duke rritur nevojat për energji, ndihmon për të hequr kilet e tepërta të akumuluara gjatë shtatzënisë. Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, kancerit të gjirit dhe e vezoreve.
Zvogëlon rrezikun e anemisë: pas lindjes së fëmijës, sa herë nëna ushqen me gji,muskujt e saj të mitrës kontraktohen, duke parandaluar humbjen e tepërt të gjakut. Gjatë muajve, dhënia e gjirit zvogëlon frekuencën dhe zhvillimin e anemisë për shkak se vonon kthimin e ciklit mujor, kjo ndihmon nënën për të rindërtuar rezervat e saj të hekurit në gjak.
Forcon lidhjen afektive: gjatë ushqimit me gji rritet kontakti i nënës me fëmijën duke përmirësuar njohjen e ndërsjelltë.