Anemia është një gjendje mjekësore në të cilën nuk ka mjaft qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të çuar oksigjenin në indet e trup.
Kur indet nuk marrin një sasi të mjaftueshme të oksigjenit, shumë organe dhe funksione preken.
Anemia gjatë shtatzënisë është veçanërisht shqetësuese sepse shoqërohet me peshë të ulët të lindjes dhe lindje të parakohshme, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Gratë që janë shtatzënë janë në një rrezik më të lartë për zhvillimin e anemisë për shkak të sasisë së tepërt të gjakut që trupi prodhon për të ndihmuar në sigurimin e ushqyesve për foshnjën.
Shkaku i anemisë vjen me të vërtetë në sa qeliza të kuqe të gjakut po prodhohen në trup dhe sa të shëndetshme janë ato.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Një rënie në nivelet e hemoglobinës gjatë shtatëzënësisë shkaktohet nga një zgjerim më i madh i vëllimit plazmatik krahasuar me rritjen e vëllimit të qelizave të kuqe.
Ky disproporcion midis normave të rritjes për plazmën dhe eritrocitet kanë dallimin më të madh gjatë tremujorit të dytë.
Më poshtë janë mënyrat se si mund të preken qelizat e kuqe të gjakut dhe të çojnë në anemi:
– Mungesa e hekurit në dietë si rezultat i mos ngrënies së mjaftueshme të ushqimeve të pasura me hekur ose paaftësia e trupit për të thithur hekurin që konsumohet.
– Gjakderdhja e rëndë për shkak të menstruacioneve, ulçerës ose polipit ose dhurimit të gjakut bën që qelizat e kuqe të gjakut të shkatërrohen më shpejt sesa mund të prodhohen.
Simptomat e anemisë gjatë shtatzënisë mund të jenë të lehta në fillim dhe shpesh kalojnë pa u vënë re.
Sidoqoftë, ndërsa përparon, simptomat do të përkeqësohen duke përfshirë: dobësi ose lodhje, marramendje, gulçim, rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës.
Pastaj kemi dhe dhimbje gjoksi, lëkurë, buzët dhe thonjtë e zbehtë, duart dhe këmbët e ftohta si dhe pobleme në përqendrim.
Anemia gjatë shtatzënisë mund të trajtohet lehtësisht duke shtuar hekur ose suplemente vitaminash në rutinën tuaj ditore.
Profesionistët mjekësorë rekomandojnë që një grua shtatzënë të merr përmes ushqimit 30 mg (të paktën tre porcione) hekur çdo ditë.
Shembuj të ushqimeve të pasura me hekur janë: mish pa dhjamë, vezët, perime të gjelbra me gjethe, arra, fara, fasulet dhe thjerrëzat. /Gazeta Shneta/