Fëmijët e lindur nga nënat me mungesë hekuri në fillim të shtatzanisë mund të jenë në rrezik më të madh për çrregullime neuro-zhvillimore.
Në një analizë të të dhënave për më shumë se gjysmë milion foshnja të lindura në Suedi, studiuesit zbuluan se anemia tek nëna para javës së 30 të shtatzanisë ishte e lidhur me një rrezik të shtuar të çrregullimeve përfshirë autizmin, transmeton Gazeta Shneta.
Anemia është më e rakonshme më vonë në shtatzani kur kërkesat e hekurit në fetus rriten. Por, kur gjendja konstatohet pas 30 javëve, nuk shoqërohet me një rrezik të shtuar të çrregullimeve neruo-zhvillimore.
Foshnjat e lindura nga nënat që u diagnostifikuan me anemi më herët kishin tendencë të ishin më të vogla dhe kishin më shumë të ngjarë të lindnin parakohe.
Nënat gjithashtu kishin më shumë gjasa të kishin shtatzani të ndërlikuara. Pra, megjithëse është e mundur që mungesa e hekurit ose e lëndëve ushqyese të tjera për një periudhë më të gjatë gjatë shtatzanisë ndikon drejtpëdrejt në zhvillimin e trurit në një nivel molekular.
Gjithashtu, studimi tregon se anemia lidhet edhe me lindje të parakohshme dhe preeklampsi. /GazetaShneta/