Bebja pesë-javësh po lufton për jetë, pasi prindërit refuzuan t’i jepnin këtë vaksinë (Foto)

2017-04-03 në ora 11:16

Një djalë i vogël kishte pasur hemorragji në tru, gjë që kishte mundur të shmangej sikur prindërit e tij të pranonin vaksinimin e tij,  pra t’i shtohej vitamina K, transmeton Gazeta Shneta.

Një injeksion shumë i thjeshtë, mund ta kishte parandaluar një gjë të tillë, por prindërit e tij thanë jo.

Foshnja pesë javësh është dërguar në një spital, ku vazhdon të ketë gjakderdhje në tru, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ky injeksion, konsiderohet i sigurt dhe i domosdoshëm për një numër të madh të foshnjave të porsalindura.

Vitamina K, bënë të pamundur gjakderdhjen në tru, ndërkaq mungesa e saj sjell pasoja të mëdha, deri tek vdekja.

Doktorët thonë se edhe në rast se foshnja do të shpëtojë, ka gjasa që ai të mbet me aftësi të kufizuara.

Në vitin 2013, kanë vdekur gjashtë foshnja prindërit e të cilëve kishin refuzuar t’i vaksinonin fëmijët me këtë vitaminë.

Asociacioni i Shëndetit Publik në Australi, kërkon nga Qeveria ta bëjë të nevojshme dhe të bëhet publike, që njerëzit të vetëdijesohen për marrjen e këtij injeksioni, i cili nuk sjell probleme. /Gazeta Shneta/