Sulfati i magnezit apo ndryshe e njohur si kripë joorganike, shpesh përdoret për të kuruar shqetësimet që keni me stomakun dhe sistemin tretës.
Efektiviteti i sulfatit të magnezit është parë gjatë shtatzënisë pasi përdoret për të trajtuar gjendje të ndryshme mjekësore shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndër to janë:
-Trajtimi i preeklampsisë
Gratë shtatzëna mund të zhvillojnë preeklampsi gjatë shtatzënisë.Kjo mund të ndodh atëherë kur përjetoni presion të lartë të gjakut dhe në rast se gjendja bëhet më serioze, gratë mund të vuajnë dhe në këtë rast e vënë fëmijën e tyre në rrezik.
-Ndihmon gjatë procesit të lindjes
Sulfati i magnezit ka rol pozitiv dhe ndihmon që të zvogëlohen shanset e lindjes së parakohshme.
-Ndihmon në mbrojtjen e trurit të foshnjeve
Sulfati i magnezit ndihmon në uljen e shanseve për zhvillimin e paralizës cerebrale (foshnjet e lindura parakohe janë të prirura të zhvillojnë paralizë cerebrale, pasi truri i foshnjes nuk është zhvilluar plotësisht)./GazetaShneta/