Baballarët shpeshherë dinë të jenë emocional përgjatë kohës kur partnerët e tyre janë në sallë të lindjes.
Një baba është bërë viral nëpër rrjetet e sociale, pas një fotografie të tij, i cili shihet duke qajtur nga gëzimi, jo për shkak të ardhjes së foshnjës në jetë, por për shkak të gruas së tij, transmeton Gazeta Shneta.
K.C, një fotograf i lindjes nga Dallasi i Teksasit përshkruajti momentin e dhimbshëm dhe zbuloi se përse ky baba shpërtheu një lot. Pas një muaji shtatzënie të komplikuar, sipas tij, kjo ishte hera e parë që pa gruan duke qarë.
Kjo nënë, përgjatë kësaj shtatzënie, humbi thuajse 14 kilogramë dhe u detyrua të shmang ushqimin për shkak të formës ekstreme të sëmundjes së mëngjesit, të njohur si Gravidarum Hipermes.
Ajo u hospitalizua katër herë gjatë shtatzënisë, për shkak të dehidrimit dhe të mos qenit në gjendje që ta ushqente vetën.